Viron Kona: Kumria
Sot në xhadenë para shtëpisë,
dergjej pa jetë një kumri,
krahapur e tëra, ish shtrirë,
rreze dielli i binin në sy.
Ish një kumri paqësore,
që ditën e verës lajmëronte,
me këngët e saj të zgjedhura,
mëngjezeve këndshëm na zgjonte.
Makina mbi të kalojnë,
si mbi një gjethe të rrëzuar,
sot një këngë më pak po dëgjojmë,
një kumri zëbukur është shuar.
Sot është dita e verës,
një kumri do të na mungoi,
heshtni një çast e nderoni,
gjithë jetës paqes i këndoi.
Please follow and like us: