Nga ushtar rus në njerëzit më të pasur në botë
Roman Abramovich, miliarderi rus, i cili falë parave të fituara nga nafta u bë pronar i Chelsea në vitin 2003, është sot një ndër njerëzit më të pasur në botë.
Duke përfituar nga kriza e rëndë që kishte përfshirë klubin londinez, Abramovich bleu yje (Makelele, Verón apo Drogba) për të ngritur ekipin blu në nivele që nuk i kishte arritur kurrë më parë.
Por, origjina e Abramovich është e njëjtë me atë të çdo rusi të periudhës së viteve ’60 dhe ’70. Roman ishte pjesë e ushtrisë sovjetike në rininë e tij dhe profili në Twitter “Footballtime&nation” ka publikuar një foto të vjetër të manjatit rus me diçiturën: Nga ushtar në listën e njerëzve më të pasur në botë të “Forbes”.
Please follow and like us: