Veprat e Faik Konicës në botimet Zenit
15 Mars 1875 u lind Konica, stilisti i rrallë, botuesi predikues qytetarie e atdhetarie, pa të cilin nuk do t’ishte ai korpus i letrave “Albania”, e pa dëshmimin prej saj në kancelaritë e fuqive, si zor se do qe trupëzuar një Albani më vete, politike. Ky zë kontroversial revolte, apel i fjalës së lirë, lirisë, edukimit e emancipimit, ngritur gjer në volum enciklopedie Albanie, që e shfaq atë ndër ne njëherit: edhe Volter edhe Didero.
Në botimet Zenit janë tanimë edhe vepra të tij sjellë për të parën herë në shqip e të panjohura më parë.
Please follow and like us: