Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: NGA DRITARJA E REVE

 
Nga dritarja e reve
Lulet i pashë si pulla të ylberit
Detin si pasqyrë e Borbardhës
Pyllin si piktura me lisa
Arat si fletore me katrorë bari
Lumi vijë e kaltër stilografi
Kur zbrita me ashensorin e plepit
Lulet më falën aromën
Deti më ftoi te bregu
Pylli më fali freskinë
Arat më bënë zog të kaltërsive
Lumi më mori për dore
Deri te dera e vjershës./albspirit.com
Please follow and like us: