Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli shpreh gatishmëri të ndihmojë Kosovën për sigurimin e vaksinave

Prishtinë, 17 mars 2021 – Izraeli ka shprehur gatishmëri që t’i ndihmojë Kosovës për të siguruar vaksina kundër koronavirusit.

Kështu është thënë në një komunikatë për media të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, teksa është bërë i ditur një takim virtual që do të zhvillohet të mërkurën pasdite në mes të ministrit në detyrë të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe ministrit izraelit të Shëndetësisë Yuli Edelstein.

“Ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid-19 për popullin e Kosovës”, është thënë në njoftim.

Më 14 mars, Kosova ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem.

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem ishte pjesë e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës e Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në njërën anë, dhe presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Please follow and like us: