Albspirit

Media/News/Publishing

Një shkresë bashkie që të kujton ‘Vitin e mbrapshtë’

 

Kjo është shkresa që i ka shkuar nga bashkia e Tiranës zotit Sali Shehu, nënkryetar i FRD për lirimin e zyrave. Siç dihet FRD ka qenë në koalicion me Rilindjen dhe nuk ka arritur të marrë 1 përqind të votave, çka e detyronte bashkinë e kryeqytetit për t’i siguruar një mjedis zyre. Pra për gati 4 vjet ka qenë e paligjshme ne zyrat ku zhvillon aktivitetin politik.

Kohët e fundit FRD ka hyrë në koalicion me PD dhe opozitën dhe ndoshta ky ka qenë shkaku që me një shkresë batalli (mungon një vendim i këshillit bashkiak ose i kryebashkiakut, sipas ligjit) ajo urdhërohet të lirojë mjediset. Pra incidentin e ka provokuar bashkia dhe jo FRD, sidomos kur ndodh 45 ditë para zgjedhjeve.

Në këtë rast nga ana e FRD është kërkuar jo një vendim gjykate (sepse në këtë rast ka një konflikt midis dy palëve, bashkisë si pronare të mjediseve publike dhe partisë që ka mjedise për aktivitetin e saj), por ndihma e presidentit, që nuk ka shkelur ndonjë ligj kushtetues (sepse ato janë taksative në kushtetutë) veç ka bë një sjellje të papëlqyeshme.

FRD është një parti minore në Shqipëri dhe si gjithë partitë e vogla s’kanë asnjë peshë dhe shqiptarët janë ende të habitur se si mbijetojnë ato kur s’japin asnjë ndihmesë. Kuptohet se si partitë më të mëdha ato nuk janë demokratike, nuk bëjnë asnjëherë zgjedhje dhe janë shndërruar në kapedanë çetash bashibozukësh që nuk shqetësohen pë alternativën e tyre, por për vetveten dhe ëshë mjerim i madh kur kërkojë vende të sigurta në koalicion me PS ose PD, si dy forcat politike më të mëdha në vend.

Por ndryshe nga herët e tjera, sovrani, pra votuesit kanë në dorë një shans të madh, të mos i votojnë në 25 prill 2021 dhe kështu mund të shpëtojmë nga këta morra politikë që nuk janë ndanë për tri dekada me radhë.

Please follow and like us: