Albspirit

Media/News/Publishing

O tempora, o mores, mes falsifikatorëve të parave edhe një ish-prefekt!

Mes shtatë personave të arrestuar një ditë më parë në Elbasan për falsifikim kartëmonedhash është edhe një ish zyrtar i lartë i pushtetit vendor dhe drejtues lokal i një partie politike.

”Ai është ish-prefekti, Rezart Kovaçi i cili ka qenë edhe kryetari lokal i degës së Partisë Demokristiane të Nard Ndokës”, shkruan Panorama.

Në kudër të operacionit të koduar “Kartëmonedha”, një ditë më parë policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 158.000 lekë të dyshuara të falsifikuara, 2 automjete dhe 9 aparate celular.

Please follow and like us: