Albspirit

Media/News/Publishing

Ekrem Ajruli: AGA-PIJANECI

Vraponi pas postit burra o burra
Për fronin e butë ndërroni shtatë lëkura
Vihuni në gara “dijetar” bixhozxhi
Ta zbukurojmë fronin me një bozaxhi
Nuk i duhen rrethinës burra të dyfekut
Qeveria lyp tëhollues të byrekut
S’i duhen miletit burra për pleqëni
Deputet bëhet dhe një tatlixhi
Hallet e dertet sot që ka vatani
I zgjidh me lehtësi dhe zotëri nallbani
Ndaj u bëj apel mos e çajmë gurmazin
Por me dinjitet të zgjedhim matrapazin
Punët tona mbarë do t’na ecin
Po ia ofruam në ndihmë aga-pijanecin
Pasi të gjithë vijnë nga sistem i vjetër
T’mos lodhemi kot t’formojmë klan tjetër.
Please follow and like us: