Gjendet shpella ku u strehua albanologu Nikoll Gazuli
Pas shumë vitesh kërkimesh është gjetur shpella ku albanologu i madh dom Nikollë Gazulli ka jetuar rreth një vit, në Vrith të Shkodrës. Lajmi u dha nga studiuesi Artan Shkreli dy vjet më parë, gusht 2019. Ai shkruan se ky zbulim është një tregues se sa e ashpër ka qenë regjimi komunist i asaj kohe. Aty u gjetën tepricat e kalbura të shtratit të tij të improvizuar, shkalla e shembur dhe mjete elementare për mbijetesë; një kovë uji e ndonjë enë e vogël.
“Martiri i shndritshëm! Dje Artur Jaku dhe Niko Sheldia na bënë me dije se, pas vitesh kërkimi, u zbulua shpella ku jetoi një vit, deri ne ditën e mbrame, albanologu i madh dom Nikolle Gazulli.
Në këtë çarje të thellë të tokës në Vrith (tregoheshin shumë legjenda, e askush nuk e dinte më ku ndodhej) u gjetën tepricat e kalbura të shtratit të tij të improvizuar, shkalla e shembur dhe mjete elementare për mbijetesë; një kovë uji e ndonjë enë e vogël. Historia e dom Nikollë Gazullit është vetë golgota disa shekullore e Shqipërisë, që kulmoi me cka do ndodhte pas përfundimit të LIIB. Varri i tij nuk dihet…”, shkruan Shkreli.