Albspirit

Media/News/Publishing

Jehona Dreshaj: Kur ministri i Informacionit të Millosheviçit goditej me vezë në 20-vjetorin e maskrës së Sarajevës!

Në fotografi momenti kur ish-kryeministri serb dhe aktualisht presidenti Aleksandar Vuçiç, (dikur ministër i Informacionit i regjimit të Millosheviçit që deklaronte se do vriste 100 boshnjakë për një serb),  goditet me gurë e mjete të tjera të forta më 11 korrik 2015. Gjithçka ndodhi ndërsa mijëra vetë ishin mbledhur në varrezën e Bosnjë-Hercegovinës për të shënuar 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku 8 mijë burra e djem myslimano-boshnjakë u vranë nga trupat paraushtarake serbe. Kryeministri serb u pa të largohej më pas me shpejtësi nga ceremonia, i ndihmuar e mbuluar nga dhjetëra truproja e forca të tjera sigurie, ndërsa një turmë e irrituar vijonte ta godiste pa pushim, ndër të tjerë edhe me shishe me ujë e madje këpucë.
Please follow and like us: