Mimoza Bici: Marsi brenda meje
Në Mars… trungjet e lëngshëm
fryhen ekzaltuar të çelin mbi degëza
sythet e pabindura etjes
Si pritja ime me ty…
Ah ky durim i papërmbajtur
Marsit
trupin tim bekon.
Çudi
sythet mbi trungje të vjetër
janë më shpërthyes
gëzueshëm
degëzes së re
Si unë…
Me shpirtin tim
ç’po ndodh ?!
Shëëët
Mbyll sytë… shijo… mos fol!
Please follow and like us: