Albspirit

Media/News/Publishing

Thashetheme nga Kupola/Nick-u udhëzon Blushin për sondazhin…

Satirë
Mëngjes herët, ditë e Hënë. Në zyrën e Blushit janë lajmëruar për një mbledhje Nicku i Kreshës, Eni, Carlo dhe një italian që punon në Inceneratorin e sharrës. Blushi kishte porositur që italiani të jetë në moshë, mundësisht me mjekër të thinjur dhe flokë të rëna e mbi të gjitha, të flasë sa më pak. I çuan nja tre fototgrafi dhe zgjodhi atë që iu duk më i përshtatshëm.
I pari mbërriti Nick-u. Sapo e pa Blushi mbeti i mahnitur.
Blushi: “Pash zotin ça ke bo kështu o njeri? Je bo pjeshke komplet o burrë! Ti 30 vjeç të fusje tmerrin tani 52 vjeç je bo si aktor hollivudi. Q.R! Mbaj mend mirë një herë kur pate dalë në televizor, para nja katër pesë vitesh, te Fevzo. I kishe frezuar dhëmbët dhe dukeshin vetëm ca kunja të gërryer. Shto këtu flokët e gjata e të thinjura, me onde si Drande dhe imagjino vetë tani. Kurrë më të mjerueshme nuk e kam pa studion e Opinionit. Imagjino shkëlqimin luksoz të tullës së Fevzos çfarë kontrasti me gjithë mjerimin e qenies tënde…”.
Nick: “Blush vëllai, atëherë isha koqe komplet, e pranoj. I kam zhdukë krejt ato fotot e tmerrshme me duarshqiponjë dhe me Lulin te çadra. O Zot sa turp më vjen prej vetes! Budallallëqet nuk kishin fund. Shaja Ramën e lavdëroja Bashën, imagjino…”.
Blushi: “Pash zotin më thuaj çfarë dreqin ke bërë që je rinuar? Mjekra e zezë pis, flokët e zeza, lëkura e mirë, e tendosur si një 20 vjeçar…”.
Në këtë kohë sekretarja njofton se ka ardhë Eni dhe italiani. Blushi e urdhëron: “Të presin pak se jam i zënë”.
“Më pjeshkë është Nicku se ajo”, mendoi dhe i erdhi turp nga vetja nga ky mendim.
Nick: “Vëlla, po gëzoj paret e dashnoret. Janë të lidhura punët. Çdo dy ditë shkoj në qendër estetike nja katër orë të mira. Nuk e ke idenë ça qejfi qenka kur të kap estetistja në dorë. Më mirë se dashnorja, më beso. Ikën fare në botë tjetër. Aty nuk ka më Rama Basha, leshi preshi. E lëshoj veten vëlla, komplet. Kur dal prej duarve të saj nuk e njoh veten. E ke pa si je bërë ti? Më dukesh si At Zosima i Dostojevskit. Mjekra tu ka bo si 80 vjeç, flokët e gjata si unë në 2012-ën. Tmerr. Të rrofshin dashnoret, paret apo shtëpitë në Dardhë. I kam lexuar ato hartimet e tua me Nat e reading point… Tmerr vëlla, ke mbetë mbrapa. Duhet të jetosh vëlla, të ndryshosh. Duhet të bëhesh më pjeshkë se dukesh si murg plak… Të rroftë Rama…”.
Blushit iu duk vetja si personazh i librit të Kreshës. Një personazh i mjerë madje. U mërzit shumë por nuk e dha veten: “Nejse se do ta flasim prapë gjerë e gjatë këtë temë Nick por tani t;i thërrasim edhe të tjerët”. I ra ziles, hyri sekretarja:
“Po Carlo ka ardhur”?
“Jo, -vazhdoi sekretarja- kishte thënë që do bëj një sondazh tjetër vetë unë, kam gjetë një italian te fabrika e këpucëve. Më duket ishte bërë xheloz…”.
Blushi këputi një të sharë me vete: “Mirë mirë, futi ata të dy”.
Eni dhe italiani u futën me dosje, laptopë dhe ipadë,
Blushi: “Këtë të enjte them të publikojmë një sondazh për zgjedhjet. Nicku vjen dhe argumenton rezultatet. Ti (i drejtohet italianit) mbaj shënim të dhënat që do të jap tani. Ndërsa ti (Enit) të duhen syze dhe një mimikë serioze gjithë kohën. Unë do jem në prapaskenë, pa probem”.
Italiani: “Ta bëjmë sondazhin te Sharra, Elbasani apo Fieri? Kemi mbi 30 veta në të tre inceneratorët, është mostër e mjaftueshme”.
Blushi e pa vëngër. italiani u shushat.
Blushi vazhdoi: “Unë them që PS-në ta nxjerrim 47%. Me gjasme një rënie të lehtë nga 2017-a. Kjo duket e besueshme. Pastaj i fusim PD-në 39.7 e LSI-në 4%. Të tjerat sit ë doni ju”.
Italiani mbante shënime i habitur. Eni gjithashtu. Ndërhyri Nicku.
Nick: “Blush vëllai edhe këtu po tregohesh i kompleksuar. Më lër mua se i di më mirë këto punë. PS-ja duhet të shkojë 50% që të zhduken shpresat e këtyre zhulsave. Por për të qenë më e pranueshme po them 49,5. Pastaj i këpus një diversion unë që habitesh ti. Psh, e fus parti të katërt Murrizin dhe të dhjetë i fus çamët. Këtu bëhet një tollovi absolute, të ftuarit do merren me Murrizin dhe çamët. Unë do jep 10 arsye pse nuk do votohet Basha, i kam gati. Gjekmarkajn e dua përballë se ai skuqet dhe flet budallallëqe, nuk le me folë. Budallenjtë e hanë koqen e ullirit”.
Blushi u zbeh, i pëlqeu argumenti megjithëse nuk donte ta jepte veten. Bëri pak si i menduar dhe në fund tha një “Ok’ të thatë. Italiani dhe Eni u ngritën. Nicku u shtriq në kolltuk.
Duke dalë, Eni i bën me shenjë Blushit. Edhe ky kishte diçka për t’i thënë. I pari foli Blushi: “Ore, më pyet pak sa kushton një qendër estetike e mirë t’i them Mërtirit të ma blejë për ditëlindje. Ja, aty ku bëhesh ti psh. Pyet njëherë”.
Eni e entuziasmuar: “ Fantastike kjo ide! Menjëherë do pyes dhe të them”.
Bën të largohet, por Blushi e kujton: “Çfarë do më thoshe ti”?
Ah, se harrova. Ka ardhë Zhuli me Frrokun poshtë, në kafe, qysh në 7 të mëngjesit. Kanë marrë vesh se do bëjmë një sondazh për zgjedhjet dhe më thanë që janë në gatishmëri nëse duhet për servilosje”.
“Zhuli ka ardhë me gruan apo vetëm”- pyeti Blushi
“Vetëm”.
Po ik or zhduku me gjithë Zhul thuaji. E sheh se çfarë Zhuli kam në zyrë unë, ky ua fut të gjithëve. Ik merru me atë qendrën estetike aman./Marrë nga faqja e facebook ‘Thashetheme nga Kupola’.
Please follow and like us: