Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Nexhat Halimi

 

 

 

Ëndërr  e vizatuar në gur

 

 

Lëviz larg e në të njëjtën kohë afër

Vjen apo shkon dhembja e njëjtë

Lule e zezë nga merr në të kuqen e gjakut

I ngjet konfiguracionit të flamurit

Po qe se vërtetë qe fjala njëmend e para

Fjala është e para e kjo nuk ndërron dot

As unë nuk mund të ik nga vetja

Pa lashtësinë pa gjakun e ndezur flakë

Pa vijat e fatit në hapje  në shuplakë

 

Ja qielli do të rëndoj përvojës së plakut

Ndërmjet  veç sa nuk ka pikuar shi

Çast kaq i rrallë për jetën e vogël vetmisë

Ndërmjet besimit të pakufishëm jallisë

Ndërmjet ëndrrës së vizatuar në gur

Ja lëviz larg e kaq afër në urë përsëri

Vjen apo shkon dhembja e njëjtë në gji

 

 

Nuk të dëgjon fyelli yt

 

 

Vështirë të qeshësh po qe se të dhemb,

Po qe se plaga të kullon me vjet,

po qe se gjaku s` rrjedh udhës së vet

Vështirë  është të ecësh veç për shpatë

E s` të beson kush në pikturë të vetëtimës

E zgjohesh buzë jallisë në udhë të gjatë

Pështymës së vetvetes ëndrrës lart

e prapë bie poshtë e të rrëshqet për fyt

Po qe se i bie fyellit e s` të dëgjon hiri yt

Tashmë ti vetveten e mbyt

 

 

Please follow and like us: