Dritan Demiraj: Dy fjalë për ministrin e kasapit Milosheviç, Vuçiç dhe shokun e tij shqiptar Rama
Dy fjalë për ministrin e kasapit Milosheviç, Vuçiç dhe shokun e tij shqiptar Rama!
#Vuçiç: Shumë shqiptarë kanë dhënë jetën për atë hartë që zotrote e bën pis me flamurin tënd… dhe shumë shqiptarë të tjerë janë gati të japin jetën prapë në çdo moment që t’i do të guxosh prapë thjesht të mendosh se mund të besh “humor” apo “lajm” për të marrë ca klikime më shumë.
Kur të duash “bujrum” në trojet tona!
Çfarë mendon zotrote, kujton se të gjithë shqiptarët janë si shoku juaj tradhtar…
Duke mos dashur të merrem me ty se nuk ia vlen, po e mbyll me një shprehje të moçme të popullit tim. “#Mos_e_kruaj_me_gjethe_fiku“!
#Rama: Në atë hartë që zotrote i referohesh si “hartë leshi”, është derdhur gjaku i mijëra vëllezërve, motrave, fëmijëve dhe të moshuarve që ai “shoku jot” i ka patur në majën e bajonetës dhe grykën e pushkës në vitet 1998-1999.
Sigurisht që ti nuk i mban mend këto se ke qenë rrugëve të Francës në atë kohe. Falë teje, ai shoku jot ka dhe guximin të bëjë lajm me hartën e trojeve shqiptare.
SHBA-të dhe BE duhet me një zë të dënojnë ketë provokim të ulet të serbomadhit Vuçiç për shqiptarët dhe karshillëk ndaj çdo përpjekje të SHBA-ve dhe BE-së për stabilitet në rajon.
Sot në vitin 2021, interesi i të gjithë popujve të Ballkanit Perendimor është integrimi në BE dhe jo nxitja për luftë, konflikt dhe urrejtje.
Please follow and like us: