Albspirit

Media/News/Publishing

Ekrem Ajruli: JETË POETI

Jetë poeti ngarkuar me brenga
Flakë digjet jashtë prush digjet brenda
Botë banditeske e egër mizore
Kudo të ndjekin helmshikime djallëzore
Ah, botë grykëçorape kjo e zezë botë
Shpirtin ta djeg sedrën ta ndot
Ku të gjej qetësi a s’më thoni vallë
Lukuni çakejsh të sillen vërdallë
Kafshime bishash netëve pagjumë
Thumbime tinëzare godasin dallgëlumë
Mendime të zymta mendime të brishta
Ëndrra vrastare mallëngjime të trishta
Si ta qetsoj shpirtin si të ruaj kujtesën
Në buzë poeteshe kam lidhur shpresën
Pres me muaj të pranverës mëngjese
Siç pret trëndafili t’cemtën pikë-vese
Sterrëmendime vijnë si re pendë-sorre
Dhe nuk marrin fund këto brenga mizore
Për mungesën tënde ora s’është matës
Është dihatja ime dhe tundimet e natës.
Please follow and like us: