Albspirit

Media/News/Publishing

Fëmijët janë superheronjtë e kohës, luajnë dhe edukohen të sigurt

Anila Bega Cohen, drejtore e qendrës për fëmijë Shalom në Tiranë

 

Fëmijët janë superheronjtë e kohës, luajnë dhe edukohen të sigurt
Çdo ditë luftojnë pandeminë. Normat e anticovid janë bërë pjesë e edukimit të fëmijëve nëpër kopshte. Bisedë me Drejtoren e Qendrës Shalom, Anila Bega Cohen

Si po ecin kopshtet e fëmijëve në kohë pandemie? Është një nga profesionet, pas atij të mjekut, më të rrezikuara pasi ke kontakt me fëmijë që nuk e përceptojnë dot distancimin fizik, përkundrazi i jep më shumë siguri. Gjithashtu nuk organizohet puna dot nga shtëpia ose online. Pandemia është sfidë në gjithë kuptimin e fjalës për mësueset e çerdheve dhe të kopshteve.

A janë masat një instrument i mjaftueshëm për siguri? Protokolli i kopshteve është shumë rigoroz dhe i detajuar, por nëse ky protokoll alternohet me vetëndergjegjësimin e drejtuesve dhe stafit, këtu kam parasysh higjenën e fëmijëve, desinfektimet dhe higjenizimet e ambjenteve, organizimin e klasave në natyrë, besoj se do jetë një eksperiencë historike. Gjërat bëhen të vështira kur mungon dëshira dhe impenjimi. Më pëlqen ta marr pozitivisht duke iu shpjeguar edhe të vegjëlve që në jemi superheronj. Do të jemi pjesë e historisë një ditë.

Po prindërit? Prindërit besojnë më shumë tek ajo që shikojnë sesa tek ajo që flitet. Personalisht besoj në higjenën e ambjentit ndaj privatisht, edhe pse kjo është shumë e vështirë financiarisht, bëj desinfektimin dhe higjenizimin e ambjenteve periodikisht çdo dy muaj. Ndërgjegjësimi i prindërve dhe i stafit në respektimin e protokollit anticovid ishte sfidë më vete në muajt e parë pas riapjes. Por ia dalëm dhe tani protokolli është bërë një mënyrë operimi i zakonshëm. Zbatimi i protokollit ka qënë i vështirë me të rriturit, sepse fëmijët e morën si pjesë e edukimit.

Do ia dalim? Po reagojmë të gjithë ndaj problemit që na është vënë përpara syve Pandemia. Por çfarë do ndodhi më pas? Edukimi i fëmijëve mer përmasa të tjera në këto situata, sikurse edhe institucionet. Edukimi dhe siguria krijojnë individë të mençur dhe njerëzit e mençur kapin ritmet e jetës. Ky është Evolucioni./hermewsnews.al

Please follow and like us: