Greqia feston 200-vjetorin e pavarësisë
Paradë me kostume tradicionale dhe me fluturimin e avionëve rafale në qiellin e Athinës, Greqia feston sot 200 vjetorin e pavarësisë së saj nga perandoria osmane, e fituar në fund të një kryengritjeje popullore që filloi në 25 Mars 1821, viti kryesor i “shtetit modern”, sipas ekspertëve. Qeveria greke kishte menduar festime më të mëdha, me pjesëmarrjen e shumë drejtuesve të huaj, por pandemia e koronavirusit vendosi ndryshe. Megjithatë disa vende që kanë ndihmuar Greqinë në revolucionin e saj prej rreth një dekade kundër perandorisë osmane do të përfaqësohen. Prania e ministrit rus, Mikhail Mishustin dhe e princit britanik, Charles, si dhe bashkëshortes së tij Camilla janë konfirmuar. Por, presidenti francez, Emmanuel Macron nuk do të jetë në festë për shkak të situatës shëndetësore në Francë. Ishte një flotë e përbashkët britanike, franceze dhe ruse që mori një fitore të madhe kundër osmanëve në 1827 gjatë Betejës së Navarinos, një pikë kthese vendimtare në Luftën e Pavarësisë. Me rastin e 200 vjetorit, Parisi i dha Athinës një sixhade të shekullit të XVIII që përfaqëson “Shkollën e Athinës” të Raphaellit, që do të ekspozohet për herë të parë në Greqi, një homazh nga Franca për “djepin e demokracisë”, sipas shërbimit të Mobilerisë Kombëtare që menaxhon operacionin. Dhe avionët francezë Rafales do të fluturojë mbi kryeqytetin grek me avionë amerikanë F-16 në 25 Mars, një datë e lidhur tradicionalisht me fillimin e revolucionit grek. Në Sheshin Kushtetues, pranë parlamentit grek, trupat me kostume tradicionale nga konflikti i vitit 1821 do të parakalojnë nën sytë e presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis. Përmes ekspozitave dhe monumenteve, autoritetet greke donin të bënin një nderim të veçantë për Filhelenjtë, këta luftëtarë të huaj, të cilët me librat e Platonit apo Pausanias nën krah, nxituan në Greqi për të luftuar.