Albspirit

Media/News/Publishing

Luuk Gruwez: Seksi për Herman de Coninck

Valentin Serov – portret, Nadiejda Derviz née Simonovitch avec un enfant, 1898.
Tek burrat bën ftohtë dhe shpesh është dhjetor.
Tek gratë është zakonisht maj.
Gratë duan që gjithë jetën të rrezatojnë,
prandaj lyhen e maskohen nga koka te këmbët
që të mos vyshken e veniten para kohe.
Duarzëna me vazhdimësinë e qënies.
Për burrat bën ftohtë dhe gjërat kanë fund.
O Zot, sa shumë duan te mbarojnë punë.
Sepse burrat tranden e masturbohen,
të armatosur deri në dhëmbë me ego,
dhe ditët i kalojne duke u forcuar.
Tek gratë seksi është më i butë,
atje diçka çel, diçka hapet,
vetë ëmbëlsia ruhet
qoftë edhe malli për një liqen, në Zvicër.
Se grave u pëlqen të fillojnë dhe të ruajnë.
Tek burrat është luftë, asgjë tjetër veç luftë.
Tek gratë lindje, deri në vdekje.
Gratë pulisin sytë veç për pak,
vezulluese, drithëruese
dhe ja ku nxjerrin në dritë pasardhës trima.
Por mjafton një burrë për t’i shfarosur të rinjtë.
Tek burrat bën ftohtë dhe shpesh është dhjetor,
tek gratë është gjithmonë maj.
Në shqip © Albana Shala
Please follow and like us: