Sonila Meço: ‘Historia fillon me mua’ prodhoi një qytet-monstër
-Materniteti shembet natën për t’u rikonstruktuar.
-Kulla e Sahatit rrethohet me rrokaqiej betoni, natë e ditë.
-Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” shembet për një të ri me kullë betoni.
-Veliera dëmton trashëgiminë arkeologjike në Durrës
-Muri rrethues i teqesë halvetiane shembet nga IMT e Bashkisë së Tiranës
-Kalaja e Tiranës pëson prekje të forta në identitet nga harku prej guri i portës së kalasë deri tek shtrimi me beton i sipërfaqes së tokës ngjitur me murin rrethues të kalasë, duke cënuar blloqet e gurit që e formojnë atë.
-Shembet Muzeu i Shkencave të Natyrës për të vendosur beton rrokaqiejsh. E të tjera e të tjera…Monumente kulture, të tëra…
Në rastin më të mirë po mbyt veprimtaria tregtare trashëgiminë kulturore e arkeologjike a thua se mbaruan terrenet e lira… Në rastin më të keq filozofia tabula rasa “Historia fillon me mua” prodhoi një qytet-monstër, ku të gjithë ndihemi jabanxhinj po aq sa punëtorët e huaj që po marrin punët që lënë shqiptarët e detyruar të emigrojnë.
Eksperiment i madh.
Një teori provohet nga një eksperiment, ama asnjë shteg nuk e çon eksperimentin tek lindja e një teorie.
Ndaj plani do jetë vendosur shumë herët.