Albspirit

Media/News/Publishing

Tabloja e skulptorit italian Gian Lorenzo Bernini shitet 1,9 milionë euro

Tabloja e shekullit XVII, e skulptorit italian Tabloja e skulptorit italian Gian Lorenzo Bernini shitet 1,9 milionë euro, u shit në një ankand në Francë, në vlerën 1,9 milionë euro – një rekord botëror ky, për një pikturë të artistit, sipas shtëpisë së shitjeve.

Dalë në ankand me 30 000-50 000 euro në Compiegne, në veri të Francës, vepra e realizuar në vitet 1630-1640, u vlerësua në fund, me 1,3 milionë euro gjatë shitjes së organizuar nga shtëpia e ankandeve “Acteon”, për një çmim total prej 1 937 500 eurosh.

“Ra rekordi botëror, për një pikturë nga Bernin më 2014, për një vepër të shitur 139 000 euro. Jemi shumë të lumtur, për rolin tonë si zbulues të kësaj vepre arti”, –  ishte reagimi nga Dominique Le Cownt.

“Identiteti i blerësit, që ishte i pranishëm, nuk u zbulua, por bëhet fjalë për një anglo-sakson”, – theksoi Le Cownt, – për të cilin, vepra do të largohet nga Franca.

Kjo pikturë, që përfaqëson një njeri të ulur në natyrë, është një ekspresion tipik i artit barok dhe i gjeniut, Bernin”, – shtoi ai.

Please follow and like us: