Edi Reja publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e marsit
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Edi Reja, e ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për tr ndeshjet eleminatore për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, të cilat do të zhvillohen gjatë muajit mars.
Reja e ka rikthyer në kombëtare mbrojtësin Arlind Ajeti, pas një mungese të gjatë.
Por, në listë nuk mungojnë as risitë. Për herë të parë me kombëtaren grumbullohen Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj.
Për ndeshjet e këtij muaji është grumbulluar edhe Florian Kamberi, i cili ende nuk ka debutuar me Shqipërinë.
Në listën e përzgjedhësit Reja është përfshirë edhe mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari, por ka mbetur jashtë portieri i Partizanit, Alban Hoxha.
Më 25 mars, Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Andorrës. Tri ditë më pas do të luajë në “Air Albania”, në Tiranë, kundër Anglisë, ndërsa më 31 mars do të luajë në udhëtim kundër San Marinos.