Haris Vongli: Erdhi nata…

Erdhi nata,
vetmia e vetmisë tënde më përqaf.
Erdhi koha të kapem cepave të yjeve të tu –
zhytur në dritë, të qaj e të qaj.
Unë kam jetuar përqark botës
E vetes i jam varur ndër krah
Sa herë krahët e tu më janë kthyer –
Kam ikur e jam kthyer me vrap.
Me sytë e mendjes kam parë idealen
Në prindër
Në miq
Në ty.
Po shkoj.
Erdhi nata./albspirit.com
Please follow and like us: