Albspirit

Media/News/Publishing

Harry Bajraktari: Urime Kosovë, qeveria e re!

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re, u përshkua nga nje proces demokratik, ashtu siç u zhvilluan edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në shkurt të këtij viti. Kosova është bërë shembull në rajon për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe në transferimin e pushteteve nga një qeveri në tjetrën. Kjo kulturë politike e qytetarëve tanë do ta ndihmojë Kosovën në integrimin më të shpejt në rrjedhat e proceseve demokratike në bashkësinë europiane dhe në strukturat e tjera m vendet demokratike në botë.

Me këtë rast përgëzoj kryetarin e Parlamentit të Kosovës z. Glauk Konjofca, kryetarin e Qeverisë së Kosovës z. Albin Kurti dhe ju uroj sukses për detyrat që kanë marrë para qytetarëve për udhëheqjen e dy prej institucioneve më të rëndësishme të Kosovës në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe të demokracisë parlamentare.

Uroj gjithashtu të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë për zgjedhjet e lira e demokratike, konstituimin e kësaj ligjislature të re, formimin e qeverisë dhe ministat e zgjedhur në sektorë të ndryshëm duke·u dëshiruar sukses në punët tejet të rëndësishme që i presin ata.

Në mënyrë të veçantë dua ta përshëndes dhe t’‘i uroj shumë sekses zonjës Donika Gërvalla, në zgjedhjen e saj Ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Republikës së Kosovës. Donika Gërvalla në zgjedhjet parlamentare doli femra më e votuar nga qytetarët, pas Vjollca Osmanit, e cila është pretendente për Presidente të Kosovës.

Zgjedhja e saj zonjës Gërvalla në këtë post, ku do të përfaqësojë diplomacinë e vendit tonë në botën e jashtme, është nder për Kosovën, ngaqë ajo është bija e veprimtarit dhe patriotit të shquar Jusuf Gervalla, i cili veproi në rrethana tejet të vështira për liri dhe pavarësi të Kosovës deri në rënien e tij nga shërbimi sekret serb e jugosllav.

Qeveria Kurti do të ketë përgjegjësi të madhe në zgjidhjen e shumë problemeve të grumbulluara në Kosovë, të cilat nuk durojne zvarritje të tjera. Qytetarët me votën e tyre i dhanë besimin këtij ekzekutivi të ri, prandaj ata presin zhvillime më fatlume, më të shpejta për jetën dhe perspektivën e tyre./gazeta dielli

 

Please follow and like us: