Albspirit

Media/News/Publishing

Lediana Fratari denoncon gjendjen e një qendre votimi në Selitë të Tiranës

Kjo është qendra e votimit 1855, në lagjen Selitë të Tiranës, fotografuar dhe publikuar nga kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Lediana Fratari.

“Ne nuk mund të paragjykojmë aspak standardin e procesit zgjedhor, por mund të gjykojmë standardin e kësaj ndërtese, të dëmtuar madje edhe nga tërmeti, që do të shërbejë si qendër votimi për 1 mijë votues në këtë zone”– shkruan Fratari.

“Unë ftoj institucionet përgjegjëse të verifikojnë kushtet e qendrave të votimit, për të ofruar jo vetëm siguri për ata që do të punojnë brenda tyre, por edhe seriozitetin që meriton dhe duhet të ketë një proces normal zgjedhor” – shkruan kandidatja e PD ne qarkun e Tiranës, Lediana Fratari.
Please follow and like us: