Albspirit

Media/News/Publishing

Koronavirusi i merr jetën aktorit shqiptar me famë ndërkombëtare

Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 46-vjeçare aktorit të njohur shqiptar me famë ndërkombëtre, Luran Ahmeti.

Aktori ndodhej i shtruar prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Shkup, por fatkeqësisht nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Aktori Luran Ahmeti është i njohur për një sërë shfaqjesh teatrale dhe filmave me metrazh të shkurtër e të gjatë. Së fundmi ai ishte angazhuar edhe në serialet turke.

Ai ka luajtur në disa  filma si:“Puppet Shoë” apo ”Taken ll” si dhe ka pasur rolet kryesore në serialin “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gunler”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”, ”Sulejmani i Madhërishëm” si dhe  “Lugina e ujqërve.

Please follow and like us: