Albspirit

Media/News/Publishing

Lediana Fratari: PD nuk është e keqja më e vogël, por alternativa më e mirë!

Mes kolegëve të Partisë Demokratikë në ceremoninë e çeljes së fushatës elektorale. Partia Demokratike do të vijë në pushtet, jo thjeshtë si alternativa e vetme, në kushtet kur një qeverie të korruptuar do t’i duhet të dorëzojë pushtetin. Ajo nuk do të vijë në pushtet as si e keqja më e vogël, por do të vijë sepse ajo është alternativa më e mirë dhe më serioze. Dhe unë jam e lumtur të jem pjesë e këtij zhvillimi historik.
Kjo garë nuk është vetëm një sfidë për mua, por edhe një shkollë e rëndësishme në karrierën time politike. Kontaktet me njerëzit janë një eksperiencë e paçmuar, për të mësuar jo thjeshtë problemet e shoqërisë, por për të mësuar shumë nga këta njerëz, të cilët shkolla e jetës i ka bërë shpesh më të ditur sesa të diplomuarit.
Please follow and like us: