Sabina Darova: Ajo që dhemb më tepër
Heshtja është kokrrizë rëre
Që ta lidhin përfyti.
Ushtar i bindur i një urdhri
Shprehur pa fjalë, pa tingull e pa ngjyrë
Vrasëse me paanshmërinë në dukje të saj.
Heshtja është mal që t‘i shtyp brinjët.
Të kthen në enë llamarine
Dhe të detyron ta dëgjosh tingullin ritmik
Të reshjeve nga sytë.
Hesht, heshtim, hesht dhe prapë heshtim
Sinfonia është drejt përmbylljes
Orkestrantët ndjekin shkopin e dirigjentit
Të sinjalizojë mbi kokat e tyre
Finalen.
Pak sekonda më vonë,
Frikëson heshtja
Duartroksim…
Nuk dihet se kush dhemb me tepër,
Heshtja në të gjallë, apo vdekja.
Please follow and like us: