Albspirit

Media/News/Publishing

Lediana Fratari: Unë kam një mision dhe do ta përmbush atë deri në fund!

 

Të dashur miq,
Siç mund ta dini, unë jam pjesë e garës politike në zgjedhjet e 25 Prillit. Jam kandidate e Partisë Demokratike.
Është ky hapi radhës në rrugëtimin tim politik të cilin e kam nisur më herët në strukturat e kësaj partie.
Jam në një udhëtim që është vetëm në fillimin e tij.
Jam me një mision që do ta përmbush deri në fund.
Mund të isha kudo duke punuar dhe jetuar, por jam në vendin tim, pikërisht sepse kam zgjedhur të kontribuoj për vendin tim.
Gjithçka më duhet, ma ka dhënë familja ime.
Gjithçka që dua, është t’ia kthej mbrapsht këtë investim duke punuar për vendin tim.
Ndaj, bashkohuni me mua!
Lediana Fratari
Please follow and like us: