Dhurata Lezo: U DESHËM…
Hënën sikur e shtrydhi njeri
e ta hodhi ndër sy
nën dritën e saj, sa i bukur ngjake…
ç’u deshëm të dy…
Dielli thërrmohet në mijëra drita
e të qëndron mbi buzë
ç’t’u përflakën mollëzat, të bukurat
ç’u deshëm të dy…
Blunë e qiellit një dorë e padukshme
ta veshi këmishë në trup
patat e egra fluturuan dridhshëm
ç’u deshëm të dy…
…Po unë, ç’paskam kështu i dashur, ç’më djegka malli për ty…
mos eja i trishtë në krahët e mi sonte
që të them ëmbël në buzë:
vërtetë u deshëm të dy…
Please follow and like us: