Albspirit

Media/News/Publishing

Sazan GURI: A DUHET NDRYSHUAR ORA?

 

 

 

Qysh në agimet e saj, kur Evropa, por edhe një pjesë e madhe e botës ndryshoi orën për here të parë e kuptoja që diçka nuk shkonte me orën biologjike të njeriut, dhe vetvetiu kuptoja që diçka më ndodhte, por nuk dija ta shpjegoja. Ndërsa sot me njohuritë shumë disiplinare kuptoj dhe shpjegoj, pse ajo kurrsesi nuk duhet ndryshuar dhe shtroj pyetjen si ka mundësi që politika të dalë mbi shkencën, si qeveriu të dalë mbi njeriun, mirë mbi të tjerët, por edhe mbi familjen e vet. Injorancë, paudhësi apo përfitim?! Dhe ku është ky përfitim, a korrupsion? Këtë nuk arrij ta kuptojë. Edhe sikur të ketë një përfitim industrial apo ekonomik, a mund të ketë përfitim mbi shëndetin e njeriut?!

Dihet se raporti midis ditës dhe natës te njeriu rregullohet në mes të raportit të dy hormoneve, si ajo Serotoninë për ditën dhe ajo Melatoninë për natën, të cilat ndërrojnë vendet dhe sasitë përkatëse në varësi të dritës diellore, në varësi të javës dhe në varësi të vitit, ku njeriu në çdo cep të globit rritet me përshtatshmëritë ndaj këtij raporti. Ndaj dhe ndodh që njerëz të caktuar, kur lëvizin nga një vend në një tjetër, pikë së pari kanë problem gjumin, pikërisht kohën që i duhet për përshtatje të këtij raporti, si më sipër. Kjo normal që ndodh për njerëz të detyruar, për shkak të një pune të sforcuar, por në rastin e ndryshimit të orës, ç’kusur ka gjithë njerëzia, që për teke të disa politikave, jo të pamenduara, por të interesuara për qëllime të ngushta, të vuajë nga sindroma e përshtatjes me zor në mënyrë konvencionale me orë të tjera jo biologjike.

Dihet se njeriu ka një sy të brendshëm që quhet syri i ciklopit, syri pineal në qendër te ballit, brenda kokës së vet, e cila është pikë reference për orientimin e mendjes, për ekuilibrin e trurit dhe për përshtatjen e tij në raport me natyrën, me kozmosin, me planetët, sidomos me Hënën dhe më veçanërisht, me dritën e Diellit, e cila për tre milion aktivitet në jetën njerëzore ka bërë këtë rol – përshtatjen e njeriut ndaj orës diellore dhe ores henore që ndryshe quhet orë biologjike. Që d.t.th që njeriu me anë të kësaj ore biologjike është mësuar të orientohet për çdo ditë e për cdo jave e për çdo muaj drejt dritës që lëshon dielli në agim dhe të asaj që perëndon dielli në mugëtirë, ku kjo dritë bën të aktivizohet hormoni i serotoninës, që i jep njeriut sensin e lëvizjes, të humorit, të gëzimit, shkurt të gjallërisë për punë. Të njëjtën gjë, ky sy e bën edhe për rrugën që bën Hëna, ku koha e çfaqjes dhe zhdukjes së saj bën që ky sy si përgjegjësi kryesor i aktivitetit njerëzor kërkon të qetësohet me anë të uljes dora dorës së serotoninës dhe të aktivizimit dhe rritjes së sasisë së melatoninës deri sa fillon cikli me lindjen e diellit të nesërmen. Pikërisht, ky cikël me sistemin e ri konvencional (ndryshimi i orës) dhe të ‘poshtër’ për sistemin e syrit cikllopik, e syrit të vetëdijes, e syrit të sistemit të lidhjes së njeriut me botën që na rrethon, prishet. Dhe përshtatet mezi e me forcë për një kohë që kërkon 21 ditë – një gjysëm cikli dhe më saktë për 42 ditë që është cikli i plotë i lindjes së qelizave të reja që marrin përsipër ndryshimin dhe përshtatjen. Shumëzoi këto me dy raste në vit (84 ditë), pra për tre muaj afersisht, njeriut modern i duhet të harxhojë dhe të ketë një kohë jo efektive për punë, të lodhëshme për disa, dhe për disa të tjerë rraskapitëse. Dhe ai që nuk e ndjen, e ka këtë rraskapitje, por nuk e kupton se nga i vjen. Shto këto masat që merren nga njerëzit që drejtojnë botën që me anë të ushqimeve të përpunuara dhe ilaceve që ne nuk dimë t’i ndajmë, na e vrasin këtë sy të brendshëm tonin, ku ai sa vjen e zvogëlohet. Jo më kot në kohët antike, ky sy ishte quajtur sy cikllopik, jo se ishte i madh, por sepse bënte punëra të mëdha dhe indeksi i intelektualitetit për punëra të mëdha e shpikje e marrëdhënie me natyrën e me njerëzit ka qenë shumë më i madh, ndërkohë që sot sa vjen e zvogëlohet dhe njerëzit sa vijnë e bëhen më të mbyllur, më egoist, më vrastar ndaj njeri tjetrit e ndaj natyrës, sepse nuk kanë paqe me veten e tyre, për shkak të humbjes së këtij ekuilibri tre milion vjeçar dhe që iu prish për 50 vjet. Është ky sy i ç’orientuar që vijnë më pas devijancat njerëzore, si kërkesat për devijancë seksuale, për shkatërrim të familjes si qeliza bazë e njeriut dhe e vetë shtetit, etj., etj. Do thoni ju po ata vetë? Ata dinë ta ushqejnë atë sy, në mënyrë që të na shqyejne neve këtë sy. Ndaj, së pari ta kuptojmë që është lojë e madhe me jetën e njeriut dhe së bashku më atë që po na bëjnë sot, së bashku me shpikjen apo arritjet për kllonimin e deleve, janë pjesë e madhe e një loje për ndryshim rendi, për atë që pëlqejnë ta quajnë ‘Great Reset – mëkëmbje e madhe’, pra, kllonim edhe për njerëzit. Shkurt, popuj si qeniet me ndërgjegje të ulët (se kafshë nuk iu themi dot se tju marim të keqen atyre), që të kemi jetën tonë sa për funskione biologjike sipas katër instinkteve bazë të qenieve të gjalla – të hamë, të kemi frikë, të flemë dhe të seksojmë me afshe, jo në mënyrë natyrore si kafshët, por të komanduara. Më tepër se kaq, më kanë paralajmëruar për mbyllje të FB, kuptojeni vetë, le që çfarë do kuptoni? Ju kanë vrarë syrin e brendshëm, për të mos kapur ato që sinjale që ju vijnë nga jashtë.

 

Please follow and like us: