Albspirit

Media/News/Publishing

Skënder Jashari: Rrjedha e bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë

 

 

Planin original të Operacionit Forcat Aleate e projektuan ushtarakët amerikan, e që e pranuan edhe aleatët e NATO-s, e që kishte tre faza sulmi, pa mbështetje të forcave tokësore. Faza e parë, ishte shkatërrimi i mbrojtjes antiajrore armike, paralelisht me shkatërrimin e komandës armike në Kosovë.[1] Plani parashihte më shumë se 200 avion ushtarak të SHBA-së dhe 200 shtesë të aleatëve të NATO-s, të përgatiteshin për të bombarduar caqet ushtarake të Jugosllavisë përfshirë edhe 40.000 pjestarë të personelit ushtarak dhe policor në dhe për rreth Kosovës.[2] Sipas burimeve zyrtare të SHBA-së, Sistemi i Mbrojtjes së Integruar Ajrore Serbe( SMIAS), kishte edhe sistemin raketor tok-ajër (SRTA) të ndërlidhur me sistemin e radarëve që mbulonin tërë hapësirën ajërore e që ishin vendosur nëpër male. SMIAS, kishte rreth 50-60 bateri raketash, me radar SA-2s, SA3s dhe radarët mobil SA-6s. Pastaj edhe rreth 2.000 armë artileri anti-ajrore (AAA) dhe një seri raketash krahu kundër avionëve në lartësi të vogël. Por edhe 240 avionë ushtarakë, prej të cilëve, prej tyre rreth 80 ishin më të rrezikshëm, përfshirë 15 Mig 29 mesatar dhe 60 Mig 21.[3] Zyrtarët amerikanë në planin për Operacionin Forcat Aleate, theksonin që forcat jugosllave për 40 vjet ishin trajnuar për të luftuar taktikat amerikane.[4]

Aleatët parashihnin mundësinë e humbjeve potenciale nga SMIAS e Jugosllavisë, të rreth 10 avionëve gjatë fazës fillestare.[5]

Sulmet filluan, me pjesëmarrjen e 11 anëtarëve të NATO-s, ku së pari sulmuan nga 4 anijet amerikane dhe dy nëndetëset amerikane, një nëndetëse britanike dhe  6 ajroplanët bombardues strategjik B-52. Anijet gjuajtën raketat sulmuese tokësore Tomahawk, derisa B-52 lëshuan raketa lundruese konvencionale ajrore (RLKA) AN/AGM-86C, të cilat goditën  bazat ushtarake dhe rrjetet e telekomunikimeve.[6] Derisa gjatë natës, vazhduan sulmet bombarduese kundër mbrojtjes ajërore, bazave të raketave tokë-ajër, telekomunikimeve ushtarake dhe radarëve, në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbinë Jugore.

Sistemet raketore serb SRTA, në natën e parë të bombardimeve të NATO-s nuk arriti të shkrepte asnjë raketë, por vetëm disa fluturime të avionëve serb, që nuk guxonin të ndesheshin me forcat ajrore të NATO-s, e që u rrëzuan 2 Mig 29 të Serbisë,  nga avioni amerikan F-15C dhe nga një  F-16 i Holandës.[7]

Superioriteti i bombarduesëve B-2, që fluturonin nga baza e forcave ajërore amerikane në Misuri, për 30 orë, e që edhe lëshuan edhe 2 bomba 2.000 paundshe, që dirigjoheshin nga sateliti brenda Jugosllavisë, dëshmuan që mbrojtja antiajrore serbe, ishte e papërfillshme.[8]

 

  • Më 27 mars 1999, një avion ushtarak amerikan F-117A, u rrëzu në afërsi të Beogradit nga gjuajtjet tokësore, e që pas disa orësh piloti ishte shpëtuar pa u dëmtuar.
  • Më 29 mars, SHBA dërgoi edhe 5 bombardues B-1B “Lancer” dhe 5 EA-6B, e që numri i avionëve amerikan kalonte 250 dhe 7.300 pjestarë që ishin përfshirë në Operacionin Forcat Aleate.[9]

Derisa nga propagandues edhe në Atdheun tonë, kemi dëgjuar që disa herë thonë se kanë hedhur bomba, raketa avionët e NATO-s edhe larg caqeve, në fusha e në male, kjo nuk qëndron. Pasiqë, për të mos rrezikuar bombardim të civilëve dhe caqeve joushtarake, pilotët kishin urdhër që të ktheheshin me ngarkesën e bombave dhe raketave pa i shkrepur.[10]

Millosheviqi, më 29 mars shfaqi shenjën e parë të tërheqjes së tij, ku pas takimit të tij me kryeministrin rus Jevgeni Primakov, kishte kërkuar që do tërheqte një pjesë të trupave nga Kosova, nëse NATO, ndërpren bombardimin. Por presidenti Klinton, kryeministri britanik Bler, kancelari gjerman Shreder dhe presidenti francez Shirak menjëherë e refuzuan propozimin si të papranueshëm.[11]

  • Më 1 prill 1999, 3 ushtar amerikan u kapën peng në kufirin Preshevë-Kumanovë, nga ushtria serbe.
  • Më 2 prill, SHBA dërgoi edhe 12 avion F-117A, që gjithsej u bënë 24 të tillë që ishin përfshirë në bombardime kundër Serbisë.[12]

Autoritetet e NATO-s, më 2 prill vlersonin se 634.000 refugjat ishin zhvendosur në Kosovë, nga luftimet,[13] e që Departamenti i Mbrojtes së SHBA-së, në fillim të prillit njoftoi që kishte hedhur 500.000 racione humanitare, që përfshinin ushqim, tenda, veshje etj, përmes ajroplanëve C-17, C-5 dhe disa herë edhe aeroplan civil të kontraktuar Boeing 747.[14]

  • Në javën e dytë të prillit 1999, shihej nevoja edhe për fushatën tokësore kundër forcave serbe, e që presidenti i SHBA-së, njoftoi për rritjen e intenzitetit të fushatës ajrore të bombardimit.[15]
  • Më 10 prill zyrtarë të Pentagonit, njoftuan edhe për shtimin e 82 avionëve ushtarak amerikan, prej tyre 24 F-16CJ” Falcons”, 4 A-10 “Thunderbolt IIs”6 EA-6B, 39 K0135 R, 2 KC-10 dhe 7 C-130 dhe 6 të tjerë F-15 C, duke u afruar numri i avionëve amerikanë në 500 që ishin përfshirë në bombardime.[16] Kurse në javën e tretë të prillit, Gjenerali Klark, kërkon nga  SHBA edhe 300 avion të tjerë, që të rritet numri i avionëve të NATO-s në 988, pra dyfish nga numri i avionëve që kishte fillu fushata.[17]
  • Më 15 prill, në Kosovë, goditet një konvoj i civilëve e që gabimisht pilotët e NATO-s, e kishin shënjestruar, duke besuar që ishin kamuflim i forcave serbe.[18]
  • Në mes të prillit, edhe Gjenerali Klark, në prapaskenë, kërkonte përgatitjen e forcave tokësore për të ndërhyrë në Kosovë si opsion i fundit.[19]
  • Më 21 prill NATO, bombardoi ndërtesën e radio-televizionit të Serbisë, pak orë më pas u goditën edhe ndërtesat qendrore të Partisë nacionaliste serbe të Millosheviqit. Më pas u godit me bombë GBU-37, 4.700 pound “Bunker-goditëse” edhe banesa e familjes së Millosheviqit, që ishte në qendrën e Komandës kombëtare të Jugosllavisë, që ishte një ndërtesë shumëkatëshe, 100 metra nën tokë.[20]
  • Më 27 prill, presidenti Klinton autorizoi 33.102 rezervist të angazhohen në Operacionin Forcat Aleate, dy ditë më pas, shefi i Komandës së Bashkuar, njoftoi edhe për shtimin e 13 avionëve amerikan përshirë mes tyre 10 B-52.[21]
  • Në fillim të Majit, Aleatët kishin mbi 700 avion në përdorim, prej tyre 400 ishin avion sulmues, e që më 5 maj, NATO kryente 15.000 fluturime, prej të cilave 5.000 ishin fluturime bombarduese, duke shënuar rritje të numrit dhe magnitudës së sulmeve në mënyrë dramatike.[22]
  • Më 6 maj, NATO “gabimisht” bombardon Ambasadën Kineze në Serbi.
  • Më 7 maj sekretari amerikan urdhëroi edhe 176 avion të tjerë amerikan, që t’i bashkohen Operacionit Forcat Aleate, ku përfshiheshin edhe 18 A-10 dhe F-16CJ dhe 36 F-15E dhe 24 F/A-18 si dhe shtesë edhe 80 KC-135.[23]
  • Në mes të majit, disa zyrtar jugosllav, filluan hapur ta pranojnë që ekonomia e Serbisë është shkatërruar nga bombardimi, duke e theksuar se ishte shkatërrimi më i keq ekonomik i Serbisë sesa në Luftën e II Botërore, duke bë që shumë shpejt më shumë se 100.000 civil në Jugosllavi të humbnin punën, siç ishte raste edhe në rastin e shkatërrimit total të fabrikës në Kragujevc, ku mbi 9.000-12.000 punëtorë mbetën pa punë.[24]
  • Më 24 maj, nga bombardimi i NATO-s, që u shkatërru sistemi i rrjetit elektrik, mbrojtja ajërore jugosllave, kompjuterët e bankave dhe mbrojtjes dhe të gjitha institucionet mbetën pa rrymë dhe tërë fuqia e jugosllavisë ra dhe Beogradi u kthy në “zi, e që kjo goditje ishte miratuar vetëm 2 muaj pas fillimit të sulmeve.[25]
  • Më 26 maj ndodhi ndryshimi edhe në terren, 4.000 ushtar të UÇK-së, avansuan në  dy pikat në kufirin e jugperëndim, për të hapur korridorin për furnizim nga Shqipëria, por forcat jugosllave sidomos përmes artilerisë arritë të zmbrapsin sulmin duke i shty forcat e UÇK-së, në drejtim të Pashtrikut. Kjo ishte dëshpëruese edhe për oficerët e NATO-s, sepse forcat jugosllave edhe pas 2 muaj e gjysmë ishin ende zotëruese të territorit, por e mira ishte që në këtë rast u zbuluan në terren të hapur 700-800 trupa jugosllave me makineritë e tyre, derisa UÇK vazhdoi kundërsulmin, nga Gjeorgjia e SHBA-së, u soll Joint STARS E-8C, që i ndihmonte në detektimin e trupave jugosllave. Pas kësaj u publikuan shumë raporte skeptike që ishin pjesë e propagandës serbe, që minimizonin humbjet e serbëve.[26]
  • Në fillim të qershorit Serbia ishte para fundit, NATO filloi të korrte frytet. Më 1 qershor raportohej se NATO, kishte në përdorim 59 baza ajrore në 12 vende për Operacionin Forcat Aleate, ku në këto baza kishin 941 avion me krah fiks, 279 helikopter dhe 1.220 fluturake panjeri. Po ashtu sipas burimeve të tilla, thuhej që Sistemi raketor tokë-ajër i Jugosllavisë(SRTA) ishte afër fundit, pasi kishin shkrepur raketa kot kundër avionëve të NATO-s, e sidomos ishin devijuar nga raketat e shpejtësisë së lartë anti-radar AN/AGM-88 të SHBA-së që ishin shkrepur nga avionët ushtarak amerikan F-16CJ.[27]
  • Më 2 qershor ish kryeministri rus Viktor Çenomerdin dhe presidenti i Finladës Marti Ahtisari udhëtuan për në Beograd, kurse të nesërmen ishin pajtuar palët me draftë propozimin e presidentit Klinton, që të gjitha forcat serbe dhe të jugosllavisë të tërhiqeshin menjëherë, të gjithë refugjatët të mund të ktheheshin, vetëqeverisje për Shqipëtarët e Kosovës nën sovranitetin e Jugosllavisë dhe disa qindra personel ndërlidhës serb për t’i ndihmu për çminim, forcat paqëruajtëse Aleate do të pushtonin pozicionet kyçe për të siguruar tranzicionin paqësor dhe pas tërheqjes të të gjitha forcave të Jugosllavisë, do të përfundonte bombardimi.[28] Presidenti dhe sekretari i SHBA-së, pranuan që NATO të siguronte rreth 50.000 paqëruajtës, kurse SHBA të dërgonte 7.000. Trupat e NATO-s dhe forcat e OKB-së të përfshirë nga disa kombe, mes tyre edhe Rusia e cila nuk ishte e mirë se ardhur si partner.[29]
  • Më 3 qershor 1999, Millosheviqi, kishte kuptuar që Rusia nuk mund ta mbronte më nga NATO, e që kishte pranuar fundin.[30]
  • Nga 3 qershori deri më 7 qershor, vonesa ishte organizuar sa duket nga Serbia, me qëllim që forcat e saj të sulmonin UÇK, e që NATO, i ri-intensifikoi bombardimet në Kosovë, ku më 7 qershor dy B-52 dhe dy B-1B hedhën 86 bomba MK82 dhe disa bomba me nënmunicion CBU-97 mbi forcat serbe në afërsi të Shqipërisë, ku fillimisht besohej që ishin grumbulluar rreth 1000 forca serbe me makineritë e tyre, e që besohej se gjysma e tyre ishin shkatërruar.[31]
  • Më 9 qershor herët u arrit marrëveshja dhe u nënshkru në Maqedoni, pas kësaj sekretari i përgjithshëm i NATO-s, suspendoi bombardimet, duke paralajmëruar që nëse nuk përmbushet çdo kërkesë e marrëveshjes do rifillojnë bombardimet e intensifikuara.[32]
  • Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, votoi 14-0, ku abstenoi Kina, për aproviimin e rezolutës 1244.[33]
  • Më 12 qershor forcat serbe derisa tërheqeshin përfundimisht, avansuan forcat Ruse pa asnjë marrëveshje në drejtim të Ajroportit të Prishtinës, derisa forcat serbe u tërhoqën plotësisht më 20 qershor, kur edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Havier Solana ndaloi zyrtarisht fushatën e bombardimit.[34]

29.03.2021

 

 

Skënder Jashari, i burgosur politik nga  EULEX, për rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanocit. Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

 

[1] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force,  faqe 7.

[2] Plotting a True Course, Reflections on USAF Strategic Attack Theory and Doctrine : the Post-World War II Experience, 2003, faqe 213; Night Hunters, A History of the AC-130 Gunship, By William P. Head · 2012, faqe 386.

[3] Po aty faqe 8-9.

[4] Po aty faqe 9.

[5] Po aty faqe 9; Plotting a True Course, Reflections on USAF Strategic Attack Theory and Doctrine : the Post-World War II Experience, 2003, faqe 214.

[6] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force,  faqe 10; Night Hunters: A History of the AC-130 Gunship, By William P. Head, faqe 389.

[7] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 10-11.

[8] Po aty faqe 12.

[9] Po aty faqe 12-13

[10] Po aty faqe 13.

[11] Plotting a True Course, Reflections on USAF Strategic Attack Theory and Doctrine : the Post-World War II Experience, 2003, faqe 217.

[12] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force,  faqe 14-15.

[13] http://www.defenselink.mil/news/Apr1999/n04021999_9904024.html.

[14] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 15.

[15] Po aty faqe 16-18.

[16] http://www.defenselink.mil/news/Apr1999/n04121999_9904126.html.

[17] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 19.

[18] Po aty faqe 20.

[19] The Transformation of American Air Power, By Benjamin S. Lambeth, faqe 186.

[20] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 22.

[21] Po aty faqe 23-24.

[22] Night Hunters: A History of the AC-130 Gunship, By William P. Head, faqe 400.

[23] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 26.

[24] Po aty, faqe 25.

[25] Po aty, faqe 26.

[26] Po aty faqe 27.

[27] Po aty faqe 28.

[28] Po aty faqe 29.

[29] Po aty.

[30] http://edition.cnn.com/WORLD/europe/9906/03/kosovo.peace.04/ ; https://web.archive.org/web/20110605034712/http://nytimes.com/1999/06/04/opinion/the-kosovo-peace-plan.html

[31] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 30.

[32] Po aty.

[33] Po aty faqe 30-31.

[34] Po aty 31.

Please follow and like us: