Albspirit

Media/News/Publishing

Neranxi: Humor bajat i kryeministrit me shërbimin profesional

Presidenti i kompanisë Neranxi, Nikollaq Neranxi, që ka edhe shkollën më të madhe profesionale të Kulinarisë në Ballkan duket është ndjerë i shqetësuar nga humori që bën kryeministri, ndërsa gjendet në fushatë elekotrale.

Duket se këtë radhë kryeministri ka dashur të bëjë kamarierin “profesional” në një gosti elektorale duke “mësuar popullorçe” kamarierin si të shërbejë kafetë në tavolinë…

Neranxi ka reaguar nëpërmjet një statusi në faqen e tij në facebook, të cilin po e sjellim të plotë:

“More vesh ti? Grave në fillim, beqarëve në fillim, pastaj grave të martuara, pastaj vajzave, pastaj burrat dhe tek burrat, të martuarve në fillim, pastaj beqarëve!”

Uroj që një profesor i tillë si Rama, mos të trokasë asnjëherë tek shkolla jonë e kulinarisë Neranxi! Po përpiqemi aq shumë që të shkollojmë kamarierë profesionistë dhe ky karagjozllëku në video, nuk është as ndihmë për një shërbim më të mirë… – shkruan Neranxi.

 

https://www.facebook.com/1047251676/videos/10218263515313103/

Please follow and like us: