Rrahman Paçarizi: Nana

Shikim s’desha t’ia shoh si të fundit
As mbështetjen në krahët e bamë me dëshirë
Fryma 60 vjeçe më krijoi lidhjen kozmike
Prani hyjnore ndjeva flladitshëm në hapësirë
Kur kambë e du’r m’u kputën e qafën e saj
Tu’ i lanë në ftyrë gjurmë krenarie e mall
Tesa shpirti saj triumfueshëm më përkëdheli
Në vend të dorës, shikimit, buzëqeshjes së rrallë
Nanë asht qoftë edhe veç si kujtim
Si shpirt i falun andrrash
Mall mëngjesesh e mbramjesh
Me u knaqë tuj folë, në acar janari
Uhi pranveret që prisnim më përplaset ballit
E vendi zbrazët kahmos, veç zemra e mbushun plot
Me dashni që varri se mlon për jet’e mot
E, krejt fjalët më rimojnë me të sajat
me sytë e vuejtun më qorton pë nji pikë lot
për çdo merak në jetë
edhe për dekën që duhet ba dekë
Please follow and like us: