Shtohet presioni i SHBA/Sekretari amerikan i Shtetit i shkruan Vuçiqit për njohjen reciproke me Kosovën
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një letër drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku i kërkoi njohje reciproke me Kosovën.
“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiqit.
Ndërsa “Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken në letër, e cila u dërgua më 23 shkurt dhe ku ai falenderon Vuçiqin për urimin e tij për emërimin si Sekretar i Shtetit.
Please follow and like us: