Vendimi i senatit akademik/Pas Akademisë së Shkencave edhe Universiteti i Tiranës miraton përkufizimin e IHRA për Antisemitizmin
Pas vendimit të marrë nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, për aderimin e këtij institucioni në Lëvizjen kundër Antisemitizmit/ CAM (Combat Antisemitism Movement) dhe miratimit të përkufizimit të IHRA për Antisemitizmin”, edhe Senati i Universitetit të Tiranës (https://unitir.edu.al/) miratoi unanimisht përkufizimin e IHRA për Antisemitizmin.
Në Vendimin e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës (UT), që mban datën 30 mars, të firmosur nga rektori i Artan Hoxha, shkruhet:
Të miratojë përdorimin e përkufizimit të antisemitizmit në Universitetin e Tiranës, sipas përcaktimit të bërë nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit dhe Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e datës 22.10.2020.
“Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje për hebrenjtë. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose jo hebrenj dhe/ose ndaj pronës së tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të komunitetit hebraik”.
Sipas Senatit Akademik, ku vendim u përcillet të gjitha njësive përbërëse të Universitetit të Tiranës.
Ambasada e Shqipërisë në Izrael thekson në njoftimin e saj se, “një vendimmarrje e tillë u realizua fale bashkëpunimit me znj. Valentina Leskaj, anëtare bordi e CAM me Universitetin e Tiranës”.
—————
26 janar 2021/Akademia e Shkencave aderon në lëvizjen për luftën kundër anti-semitizmit
Institucioni më i lartë akademik në Republikën e Shqipërisë është bërë pjesë e institucioneve simotrave në luftën kundër antisemitizmit. Akademia e Shkencave të martën ka miratuar vendimin për aderim në Lëvizjen për Luftën kundër Antisemitizmit.
Përmes një letre që është nisur në adresë të Robert Singerit, kryesues i Qendrës Hebraike në Lëvizjen për Luftimin e Antisemitizmit, si dhe ambasadorit izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, kryeakademik Skënder Gjinushi ka njoftuar për vendimin e Kryesisë së Akademisë shqiptare për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, duke e miratuar përkufizimin e përdorshëm për antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.
“Duke qenë se shteti shqiptar është vend bashkëthemelues i Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, duke qenë se shteti shqiptar si vend organizator i Forumit të Ballkanit kundër Antisemitizmit ka pranuar interpretimin e antisemitizmit sipas përcaktimit nga Lëvizja kundër Antisemitizmit dhe është anëtarësuar në këtë lëvizje, duke qenë se Akademia e Shkencave është bashkëhartuese e Ligjit për Ditën e Kujtesës dhe organizatore e shumë konferencave shkencore në përputhje me të, duke qenë se botimet shkencore të Akademisë së Shkencave dhe bashkëpunëtorëve të saj kanë luajtur një rol të rëndësishëm për njohjen ndërkombëtare të rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë SHOAH-ut, Asambleja e Akademisë së Shkencave ka vendosur të aderojë si institucion në nismat ndërkombëtare IHRA (International Holocaust Remembrance Alliance) dhe CAM (Combat Anti-Semitism Movement)”, thuhet në letrën e Gjinushit.
Ndërkaq, Shaban Sinani, sekretar shkencor në ASH, ka thënë se vendimi i Asamblesë së institucionit më të lartë akademik në Shqipëri u është përcjellë organizatave ndërkombëtare.
Vetë kryetari i Qendrës Hebraike, Robert Singer, duke reaguar ndaj vendimit të ASH-së, e ka quajtur këtë si “vendim të jashtëzakonshëm” duke e cilësuar si hap kolosal që edhe një institucion akademik jo vetëm përcakton pozicionin e vet në lidhje me termin antisemitizëm në kuptimin e sotëm dhe në kushtëzimet që ka termi me Holokaustin, por ndikon që edhe institucione të tjera akademike e universitare në Ballkan të ndjekin një hap të tillë.
Edhe ambasadori izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, në letrën e dërguar në adresë të kryetarit të ASH-së, ka theksuar se “populli shqiptar ka mbajtur gjithnjë anën e vërtetë të historisë”.
https://www.jns.org/academy-of-sciences-of-albania…/
https://www.jewishpress.com/…/albania…/2021/01/14/
https://www.clevelandjewishnews.com/…/article_af72be46…
https://www.columbusjewishnews.com/…/article_bf01c894…
https://www.newsbreak.com/…/albania-academy-of-sciences…
https://www.izraelisot.com/…/akademia-e-shkencave-e…/
https://www.algemeiner.com/…/academy-of-sciences-of…/
https://halalwatchworld.news/academy-of-sciences-of…/
https://www.enlacejudio.com/…/academia-de-ciencias-de…/
https://www.prnewswire.com/…/ajc-applauds-albanias…
https://www.newsbreak.com/…/albania-academy-of-sciences…
http://www.corfucci.gr/kerkyra/alban/shared/index.jsp… –