Agon Channel i dhëndrrit ballshiot, i vetmi televizion që transmetoi dasmën e dhëndrrit Veliaj në kalanë e Gjirokastrës
Në vitin 2014 ish-ministri dhe tani kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj organizoi cermoninë e martesës së tij në kalanë e Gjirokastrës dhe i vetmi television që publikoi video dhe foto nga dasma ishte pikërisht Agon Channel.
Një gjë e tillë nuk i pelqeu fare Veliajt dhe i cili filloi të hakmerrej ndaj televizionit në fjalë. Por edhe qeverisë nuk i pëlqente mënyra sesi kjo media po i tregonte cdo ditë aferat e ndryshme. Më pas ishte vetë Rama që me preteksin e pastrimit të parave vendosi në mënyre absurde për të mbyllur televizionin e Becchetit, dhe falë një hakmarrje personale të Rilindjes, sot shqiptarët duhet t’i paguajnë 110 milion euro biznesmenit, në kohën kur tërmeti dhe pandemia kanë goditur rëndë financat e shtetit.