Albspirit

Media/News/Publishing

Rifat Ismaili: SHKRUAJ LETRA

Kam shumë letra
Për të shkruar…
I shkruaj karvanit të reve
Që shkojnë në dasmën e shiut.
Të dashurës që nën shi
Studion Makbethin para pasqyrës…
Dhe gjuetarëve
Tek kërkojnë nëpër pyll
Të panjohurën…
Hënës që shtrin duart
Drejt diellit të ngrohet.
Vetes i shkruaj në trup;
Fjalët që s’ dua ti humb…
Me pendën magjike
Zbrazëtinë e mund
U shkruaj të gjithëve sonte…
Vitet ’90.
Please follow and like us: