Xhoi Jakaj: Hipokrizi shtetërore me rritjen 390 lekë për pensionistët në kohë zgjedhjesh
Pensionistet arritën një maksimum shtesë pensioni prej 390 lekë.
Rritja nuk vlen as sa një biletë autobusi, ndërkohë që pensionistët nëpër botë arrijnë të shetisin gjithë vendet historike dhe turistike me atë pensionin e tyre dhe shijojnë më së miri vitet e tyre të pleqërisë!
Kuptohet se është një tallje e madhe, një hipokrizi shtetërore që ndodh shpesh herë sa kohë që në vendin tonë ka zgjedhje vendore apo zgjedhje të përgjithsme parlamentare. Pensionistët tanë të dërmuar nga diktatura dhe të sfilitur nga tranzicioni i gjatë janë në pjesën më të madhe të tyre në kushtet e mbijetesës, përjashtuar prindërit e deputeteve dhe ish-deputetëve, ministrave dhe ish-ministrave, pra ajo pakicë e vogël shtetarësh që kanë fituar në mënyrë marramendëse nga fondet publike dhe postet shtetërore.
Pensionistët shqiptarë nuk paguajnë dot as ujë e drita me pensionin e tyre, lëre më medikamentet e mjetet e jetesës që nuk bëhet fjalë dhe e kalojnë ditën në lulishte, kur dita është me diell ose poshtë batanijes nëse është dita e ftohtë kur ata jetojnë në qytet, pasi nuk kanë para për një kafe, ose në arë apo me bagëti nëse ndodhen në fshat sa për mbajtur frymen me të mbjellat e tyre duke u rropatur e djegur në diell gjithë jetën.
Tani që qeveria ju “rriti pensionin” prisni dhe vaksinat kineze të Ramës se ato do ju bëjnë derman, ua shtojnë edhe vitet e jeta juaj kthehet në kopësht me lule, ndërkohë ju fton akoma ta votoni nga fitorja në fitorje.
Rroftë Partia desh më thënë… ka qënë një parullë qëmoti…