Albspirit

Media/News/Publishing

Lediana Fratari: Mbi nevojën e një ndryshimi rrënjësor në shkollën tonë

 
Mbi nevojën e një ndryshimi rrënjësor në shkollën tonë
(Nuk e kam fjalën këtu për të ndryshuar ngjyrën e fasadave)
Në zonën e Pallatit me Shigjeta u takuam me një grup të rinjsh dhe pedagogësh. Diskutuam për alternativat dhe kushtet e arsimimit. Tarifat në universitete dhe mundësinë e punësimit pas diplomimit. Dëgjojmë të njëjtën histori. Të rinjtë ndjekin shkolla që shpesh nuk i ndihmojnë të orientohen në tregun e punës. Universitetet janë thjeshtë dhe vetëm shkolla, nuk kane lidhje me botën e biznesit dhe sipërmarrjes, për ti orientuar të rinjtë të ushtrohen në prakntika, apo të vendosin kontaktet me mjedisin e punës që në këtë kohë. Pas diplomimit ata mbeten me “kartonin” në dorë dhe shikojnë si zgjidhje të trokasin nëpër forume partiake me shpresën se do të gjejnë punë shtet.
Kjo gjendje duhet ndryshuar. Duhet futur kërkimi shkencor në universitete, duhet orientohet rinia të studiojë atje ku ma më shumë mundësi punësimi. Duhet të vendosen lidhjet univeristet-biznes, për të orientuar studentët drejt tregut të punës.
Nuk investohet në shkollë vetëm duke lyer konviktet me bojë, apo edhe duke bërë ndërtesa të reja, por duke futur një filozofi të re mësimdhëniejeje. Jo thjeshtë për të diplomuar një të ri, por për ta përgatitur atë për tregun e punës.
Please follow and like us: