Më 1908, shqiptarët ishin shumicë në Shkup
Shkupi ishte kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Maqedonisë. Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendër e Dardanisë dhe njihej me emrin Scupi.
Kurse gjate periudhes osmane ishte kryeqendra e vilajetit te Kosoves. Shqiptarët sot përbëjnë rreth 30 për qind të popullatës së Shkupit. Dikur Shkupi ishte qyteti me popullatën më të madhe shqiptare ne botë.
Shkupi eshte kryeqyteti i Republika e Maqedonisë dhe qendron në 254 m lartësi mbidetare, ne jug te Shkupit gjendet mali Vodno i cili eshte i lart 1066 m, menjeher pas tij gjenden malet e Jakupices dhe Karagjices me malin e tyre me te lartë Maja e Sollunit 2540 m; Shkupi eshte qytet modern, me te kaluar historike dhe te begatshme. Qyteti eshte i njohur qysh ne kohen e lashtë nga Romaket me emrin Skupi (ne perkthim do te thot Strehë). Kronikat tregojnë se ngjarjet me te rendesishme ne historinë e Shkupit jane shenuar ne vitin 518. Qytetit i jane versulur barbaret edhe eshte rrenuar ne nje termet te madh ne ate kohë. Pas ketij termeti nje tjeter qytet disa kilometra me larg nga vendi i perparshem eshte ndertuar një qytet tjetër ne afersi te lumit Vardar, i cili u emrua Shkupi (Uskub, Skopie, Skoplje). Në vitin 1963 Shkupin e kapi nje termet i madh te cilin 80 % te qytetit e rrënoi, vdiqen me shum se 1.000 vete. Shkupi u rindertua shpejt dhe si monument historik per kete termet u ruajt ora e Stacioni Hekurudhor i vjeter e Shkupit e cila u ndal ne ate moment 5:17 i mengjesit ne te cilin ruhet dhe sot. Kete moment politika titiste e sllaveve te jugut e perdori me se miri per getoizimin e shqiptareve ne te ashtuquajturen prej maqedonasve ne ”lagjen turke”. Duke i margjinalizuar shqipateret nje here si mbeturina te nje perandorie ish-sunduese te vdekur por edhe duke mos i integruar ne infrastrukturen moderne.
Trashegimia kulturore
Kur Isa Beu e pushtoi Shkupin në shekullin e XV ai i shkatërroi me zjarr e me hekur gjithë monumentet kulturore në atë qytet. Kur ushtria serbe pushtoi Shkupin në vitin 1912, edhe ajo i zhduku me zjarr e me hekur gjithë monumentet në qytet. Ura e gurit eshte nje nder monumentet historike te Shkupit, e ndertuar ne shekullin XV lidh brigjet e lumit Vardar. Disa monumente tjera prej te kaluares ne Shkup jane edhe Kalaja e Shkupit, e cila gjindet ne nje koder, e cila dominon ne te gjithë qytetin e Shkupit. Bit pazari, gjithashtu është atraksion i qytetit, eshte nje nder pazaret me kryesore te Shkupit, Kurshumli-Hani, në brendinë e Bit pazarit, ky objet osman, është sinonim i te gjithe pjeses se vjeter te Shkupit. Kurshumli-Hani ne kohen e sotme eshte Muzeu Arheologjik, dhe lapidarium. Hamami i Daut Pashës ështe galeri arti i cili gjendet ne afersi te lumit Vardar. Disa nga monumentet tjera : Monumenti i viktimave i cili gjindet ne afersi te ures Goce Delcev.
Monumenti i viktimave te termetit cili ndodhi ne 1963 i cili gjendet ne varrezat e qytetit. Kisha e Sh. Spas, Sh. Pantelejmoni ne fshatin Nerez ne afersi te Shkupit. Manastiri i Sh.Nikollit, Sh Arhangerl, Sh. Nikita, Sh. Andrea i cili gjendet ne Matke.
Shkupi është qender diplomatike, politike, ekonomike, kulture dhe akademike.
Gjithastu është qytet industrial, qendër tregtare dhe bankare.Me prodhimin e metaleve, hemikaleve, ilaçeve, tekstilit, elektrike, grafike.Aty ndodhet universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit gjithashtu edhe bibloteka e madhe e NUB-IT, (Nacional University Bibliotek), teatri kombetar dhe drama, Opera the baleti, Muzeu Arkeologjik, Historik dhe Etnologjik, muzeu natyral, muzeu i artit modern, disa galeri tjera, edhe institucionet kulturore dhe shkencore. Shkupi eshte i lidhur me hekurudh me Greqine, Serbine, Malin e zi, dhe Kosoven, eshte projektuar te nderlidhet gjithashtu me Shqipërinë dhe Bullgarinë qe te kompletohet i gjithe Koridori 8 dhe 10. Shkupi ka edhe Aeroportin me te madh ne Maqedoni. Politika serbe në rrjedhën e viteve të regjimit tyre bëri ç’shqiptarizimin masiv te qytetit të Shkupit. Shqiptarët u perzunë nga qyteti i Shkupit me të gjitha mjetet e metodat nga ato të dhunes fizike e deri tek ato psikologjike. Ne ditet e sotme shqiptaret po ndergjegjesohen edhe ne Shkup duke kerkuar te kene edhe monumentet e tyre ne kete qytet. Nje nga keta shembuj eshte edhe monumenti i Skenderbeut ne Shkup, megjithate prezenca tyre ne institucionet muzeale eshte pothuaj inegzistente.
Gjeografia
Ndodhja e Shkupit në Lumin Vardar i jepë një pozitë të mitë gjeografike. Gjatësia gjeografike lindore eshte 21º26′. Malet Vodno me majën Krstovar (1.066м) Vargmalet Jakupica-Karagjica me majën Sollunska Gllva-Mokro (2.450м) dhe Ubava (2.533м) Hijesirë 1.506м Zheden 1.260м Skopska Crna Gora me majën Ramno (1.561м).
Objektet turistike
Kalaja e Shkupit mbizotëron mbi qytet. Në kohen neolite dhe ne kohen e bronzit është ndërtuar, pastaj eshte rindërtuar gjatë sundimit të Perandorit Justijani I . Në vitin 518 ka patur nje tërmet i cili e ka dëmtuar rëndë por përsëri është rindertuar. Ura e gurit në qytetin e vjetër, thuhet se urën e kanë ndertuar Romaket por eshte rrenuar, me ardhjen e Osmanlive ne , ura u rindertua dhe sot është monumenti me i madh dhe simboli i qytetit te Shkupit. Hamami i Daut Pashës Banjoja e ndertuar nga turqit, ka funksionuar deri viteve te 50-ta, por pas termetit ne vitin 1963 ajo u rrenua. Pasi u rindertua sot shërben si galeri arti dhe për manifestime kulturore. Stacioni i vjeter Hekurudhor – në qendër u dëmtua gjatë tërmetit të vitit 1963, viteve te 70-ta u vendos muzeu i qyteti të Shkupit.
Sheshi Skënderbe dhe permendorja e Skenderbeut
Pas konfliktit ne vitin 2001 sipas marrëveshjes se Ohrit u bë decentralizimi i pushtetit dhe u formua komuna e Çairit, u ndertua permendorja e Skënderbeut e cila u vendos në sheshin Skënderbeg në vitin 2006 Xhamitë e Shkupit, Shkupi ka qene dhe është qytet me shumë xhami, dikur ka pasur 133 xhami, por pas braktisjes se Osmanlive, Shkupi ka ra nën okupimin Serb, te cilet i kan rrënuar shumicen e xhamive, e deri tash ne Shkup kane mbetur vetem 28 Xhami, por numri i xhamive eshte rritur në rrethinen e Shkupit. Sot kemi 125 xhami në Shkup dhe rrethinen e tij.
Ne pjesen e vjeter te Shkupit me te njohura jane
Xhamia e Mustaf Pashes
Xhamia e Isak-Beut
Xhamia e Isah-Beut
Xhamia e Jahja-Pashes
Xhamia e Murad-Pashes
Xhamia e Sulltan Muradit
Pranë saj gjendet edhe Sahat Kulla e Shkupit e para ne Ballkan.
Çarshia e vjeter eshte pjesa me e vjeter e qytetit te Shkupit e cila eshte pjese e pandashme nga Kalaja e Shkupit, sot aty gjenden 2 hamame, Hamami i Daut Pashes dhe Çifte Hamami, gjithashtu ne çarshine e vjeter esht edhe Bezisteni, pastaj aty jane edhe 3 Hane , Kurshumli-Hani,Kapan-Hani, dhe Suli-Hani, dhe ne te gjenden 2 kisha. Gjithashtu ne çarshinë e vjeter ka edhe shum shitore dhe zanate te vjetra, por pas termetit ne vitin 1963 shumica e objekteve jane rrenuar edhe jane demtuar, poashtu ka patur shumë xhami te cilat jane edhe me sot, vetem se nje xhami cila eshte rrënuar pritet te rindertohet ajo afer Kurshumli Hanit.