“Je veshur si prostitutë”/ Ylli Ndroqi i përgjigjet sulmeve të Veliajt: Je krimineli i trashëgimisë
Lufta personale e të vetëshpallurit Lali Eri ndaj Televizionit Ora nuk e ndal atë të flasë para drejtësisë, madje duke marrë rolin e prokurorit dhe gjyqtarit.
Për të qenë i ndershëm me opinionin publik kisha zgjedhur dhe vendosur që të mos bie pre e lojës së tij, kopjes së shëmtuar të njeriut që në momente të vështira gjen “strehë” tek akuzat dhe batutat.
Por mbrëmjen e së enjtes, në një ekran tjetër Lali Eri pa pasur guximin e përballjes sulmoi sërish Televizion Ora, por kësaj radhe i indinjuar nga rezultati i sondazheve, duke e cilësuar si një sondazh të prodhuar nga një pronar trafikant.
Një kryebashkiak, i fryrë nga arroganca e pushtetit, sulmon një përfaqësues të medias, në një moment kur publikisht vetë ai është i përfshirë në përgjime për bashkëpunim me mafian italiane.
Kjo çështje është në SPAK dhe për këtë arsye, me logjikën tëndë Lali, më lind e drejta të them që trafikant është ai që firmos leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës për të përfituar personat e lidhur me mafien italiane.
E ke kthyer Bashkinë në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista, dhe ky fakt nuk evidentohet vetëm në përgjimet e Ndraghetës, por në shumë raporte ndërkombëtare shkruhet si e zeza mbi të bardhën.
Pastrimi i parave të pista në lavatriçen e Bashkisë që ti drejton, është një nga shqetësimet e Unionit, që po mban peng anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Sulmet dhe shantazhet e tua të ndyra dhe të pacipa të kanë dhënë pamjen e një krimineli ordiner.
Por opinioni publik duhet të njihet herë pas here me faktet ulëritëse ndaj teje që po i kushtojnë sot vendit miliona euro.
SMS-të e tua kërcënuese ndaj investitorit, Francesco Becchetti, shkatërruan buxhetin e shtetit, i cili për sjelljet e tua kriminale duhet të paguajë 110 milionë euro por me kalimin e viteve shantazhet për ty janë kthyer në një lojë pushteti, dhe kjo vërtetohet mjaft lehtë nësë shqiptarët do të shihnin sms-të e tua në celularin tim.
Je krimineli i trashëgimisë. Je njeriu që me firma kriminale shkatërrove historinë e Tiranës. Si ti kanë vepruar vetëm terroristët në Palmira. Ata e bënë për ideologji ndërsa ti për interesa të sëmura!
Shkatërrove hapësirat e gjelbra pas Presidencës me një akt jo ligjor që nuk nuk kishte guxuar asnjë Kryebashkiak i Tiranës më parë! Dil! Përgjënjeshtroje. Mohoje, që nuk e bëre vetëm në këmbim të 20 %, apo të bejë me shtëpi luksoze vjehrrin e gruan!
Qytetarët po e thonë çdo ditë e më fort se u ka ardhur në majë të hundës nga mashtrimi, hipokrizia e propaganda jote. U ndote ajrin, gjelbërimin e zëvendësove me beton.
Jo më kot nuk të votuan as 15% përqind e qytetarëve. Qëndrimi yt si kryetar Bashkie dhe përçarjet që ti ke futur në partinë që aq shumë e dëshiron për ta drejtuar, është një nga arsyet që po e çon PS-në drejt humbjes ne Tiranë.
Nuk je burrë! E ke treguar veten se veç i tillë nuk je! Kam respektin më të lartë për gratët e vajzat shqiptare, Ti i bëre pis kur vesh fustan! KY LLOJ BURRI JE!
Por ndoshta aty u ndjeve vetëvetja! Ajo foto na kish zbuluar herët se cili ishte zanati jot i preferuar. Dhe ti po e ushtron në politikë. A të kujtohet kur Doktor Berisha në mes të Parlamentit të tha një të vërtetë? Nuk pate këllqe ta përgënjeshtrosh!
Ti je ky Eriona! Erion nuk mund të të quaj më, se duket se “topet” si fjalë për për përcaktuar burrërinë ti i ke veç për zbukurim, si një Erjona e lumtur që mami e martoi, gruaja e strehoi dhe një ushtri propagande të pastron çdo ditë llumin që prodhon.
Në këto 30 vite nuk kam patur kurrë ambicie të përfshihem në politikë, megjithese kam patur oferta të vijueshme nga parti të shumta.
Ambiciet e mia kanë qenë gjithmonë të lidhura me punën pranë bizneseve të mia, që sot, ti Lali Eri i sulmon padrejtësisht dhe paturpësisht, duke mos lejuar drejtësinë të bëjë punën e saj. Ora News.