Albspirit

Media/News/Publishing

Lediana Fratari: Të lodhur nga mashtrimi e vjedhja! Në 25 prill, dita e gjykimit

Pata një takim me banorë njësinë 5 në Tiranë, sëbashku me koordinatorin politik dhe kandidat në këtë njësi Z.Agron Shehaj. Takimi ishte pjesë e turit që po mbaj me qytetarë të shumtë, për të mësuar më shumë mbi problemet me të cilat ata përballen dhe për të prezantuar idetë tona për zgjidhjen e tyre.
Shqipëria është tejet e lodhur nga papunësia.
Sipërmarrësit, të vegjel e të mëdhenj, janë lodhur nga taksat e larta e të pa argumentuara.
Qytertarët janë lodhur nga premtimet boshe të qeverisë, që edhe pas 8 vjetësh qeverisje, përsërit të njëjtat premtime, pa menduar se duhet të japë llogari për çfarë nuk ka bërë.
Qytetarët janë të lodhur nga korrupsioni, ai i vogli që u zbraz xhepat dhe ai i madhi, që u zbraz arkën e shtetit që ata e mbushin me taksat e tyre.
Të gjithë bashkë jemi të lodhur nga mungesa e shpresës.
Por tashmë kemi një alternativë, serioze dhe të besueshme, të cilën nuk duhet ta humbim.
Votoni PD nr 9 dhe më besoni mua, nr 34.
Please follow and like us: