Policia gjobit homologen e Ramës, theu rregullat anti-covid
Policia norvegjeze ka thënë të premten se ka gjobitur kryeministren e vendit, Erna Solberg, pasi theu masat e vendosura nga pandemia e COVID-19, duke organizuar një festë familjare me rastin e ditëlindjes së saj. Reuters shkruan, se kryeministres i është vendosur një gjobë me vlerë 2.352 dollarë. Kryeministrja kërkoi falje muajin e kaluar për organizimin e festës për ditëlindjen e saj të 60-të. Megjithatë, policia nuk e ka kursyer këtë herë kryeministren e tyre, duke theksuar se shkëputja e zinxhirtit të infeksionit është më i rëndësishëm se rëndësia e një personi, në këtë rast, kryeministres Solberg.
Please follow and like us: