Super-aksion në Maqedoninë e Veriut, bastiset kompania e ish-numrit dy të qeverisë, merren dy thasë dokumente
Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka kryer bastisje në kompaninë “Invoka”, përmes të cilës Dragi Rashkovski, si ish sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, kishte marrë softuer për “përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve”. Hetuesit e Prokurorisë sot pasdite u larguan me dy thasë dokumente.
Nga Prokuroria e kryesuar nga Vilma Ruskovska thonë se po veprojnë sipas një informacioni të pranuar. Rasti ka qenë në para hetim, dhe për këtë arsye ata nuk mund të ndanin më shumë informacion, përveç se janë konfiskuar dokumente nga kompania “Inovka”. Përveç “Inovka”, janë konfiskuar dokumente edhe nga shtëpia e pronarit të kompanisë, që ndodhet afër Bankës Popullore, ose Maxhir Mahallës.
Dragi Rashkovski theksoi se softueri që ai e ka paguar me para publike ka qenë i zbatueshëm për të gjitha kamerat e policisë në të gjithë qytetin. Për më tepër, sipas informacioneve të arritshme publike, Rashkovski para tre viteve ka patentuar shpikjen “Sistem dhe pajisje për kontrollimin e shpejtësisë së automjeteve në trafik, përcaktimin e shpejtësisë mesatare dhe shqiptimin e gjobave”. /alsat-mk