Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: MUEJ PRILL, shqiptarët kujtojnë…

Nga Fritz RADOVANI

PRILL 2021,  shqiptarve në botë ju kujtojmë:

 

25  PRILL 1993: PAPA  GJON  PALI  II,

PERBALLË  GJERGJ  KASTRIOTIT SKENDERBEUT  NË  TIRANË, KA THANË: “AJO QË KA NGJA NË SHQIPNI TË DASHTUN VLLAZEN E MOTRA, NUK ASHT PA KURR N’ HISTORINË E NJERZIMIT

MUEJ PRILL 2021:  Kujtojmë…

 

  • 2 Prill 1991: Masakra e terroristit Ramiz Alia në Shkoder. Vritet Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka e Bujar Bishanaku dhe u plagosen 89 demostrues studentë të shkollës mesme “Jordan Misja”, qytetarë dhe pjesmarrës në atë protestë paqsore… Deri sot askush nuk u dënue per këte veper kriminale!..

***

  • 25 Prill 1893: Asht le At Serafin Koda O.F.M., i mbytun nga kriminelët me 11 Maji 1947.
  • 4 Prill 1904: Shugurohet meshtar At Mati Prennushi O.F.M. U pushkatue në 1948.
  • 5 Prill 1920: Asht le Don Ejëll Kovaçi, pushkatue me 10 Nandor 1958. Nuk pranoi Statutin e qeverisë komuniste të Tiranës, dhe u torturue në mënyrë shnjerzore nga sigurimi.
  • 23 Prill 1925: Asht le Don Lazer Jubani, vdiq i helmatisun tradhtisht me 29 Korrik 1982… Ishte nder Klerikët ma të përgatitun në fushen e historisë dhe letersisë shqipe.
  • 17 Prill 1935: Asht le Don Mikel Beltoja. E shkyen bishat e sigurimit me 10 Shkurt 1974.
  • 27 Prill 1946: Don Injac Gjoka dënohet me 10 vjet burg e punë të randë të detyrueme…
  • 18 Prill 1947: Gazeta “Bashkimi” njofton se Gjykata e Garnizonit të Tiranës dënoi një grup klerikësh si “armiq të Popullit.” Në këte grup u dënue: Don Shtjefen Kurti 20 vjetë. At Pjeter Mëshkalla 15 vjet. Rrok Oboti 8 vjetë dhe Imz. Irene Banushi 5 vjetë.
  • 3 Prill 194: Pushkatohet Imzot Gjergj Volaj (1905), Ipeshkvi Shqiptar ma i ri i Pultit. U pushkatue 43 vjeç. Pak kush asht torturue nga sigurimi komunist si Ky Ipeshkëv…
  • 25 Prill 1948: Arrestohet per herë të dytë Don Mark Shllaku, prift  i Obotit. Don Lazer Dedi, dhe dënohet 15 vjetë burg… Lirohen per me firmue “Statutin e Kishës së 1951”…
  • 30 Prill 1948: Vdes në tortura Don Dedë Plani, nder Martirët e Pathyeshem në hetuesi…
  • 14 Prill 1950: Vdes në tortura At Gasper Suma O.F.M., nuk dishmon per shokët e vet.
  • 4 Prill 1954: At Karlo Serreqi (1911) vdes i masakruem nga kriminelët në burgun Burrel.
  • 27 Prill 1959: Dënohet me vdekje Don Dedë Malaj se nuk firmoi “Statutin e qeverisë…”. Ndersa, At Konrrad Gjolaj dënohet me 20 vjet burg e punë të detyrueshme. Me Këta dy klerikë u dënuen edhe vllaznit Lazer e Gjon Simon Parubaj, Gjeto Luc Budashi…

***

  • 3 PRILL 1967: Në Komitetin Ekzekutiv të Shkodres i komunikohet Klerikëve Katolik që i ndalohen të gjitha llojet e sherbimeve fetare, dhe se do të lëshojnë qelat.
  • 5 Prill 1967: At Pjeter Mëshkalla S.J., i shkruen leter kryeministrit Mehmet Shehu.
  • 7 Prill 1967: arrestohet Kleriku i Parë Katolik Don Mark Hasi me “Revolucionin 1967”.
  • 29 Prill 1967: në Institutin Pedagogjik të Shkodres… Arrestohet At Pjeter Mëshkalla per letren që i ka dergue kryeministrit terrorist Mehmet Shehu.
  • 1 Prill 1969: Don Marin Shkurti (1933) e kthyen jugosllavët me e pushkatue “shqiptarët”.
  • Nga familja Shkurti u arrestuen: 1. Don Marin Kolë Shkurti, 2. Ndrekë Kolë Shkurti, 3. Jakë Kolë Shkurti, 4. Gasper Kolë Shkurti, Lazer Ndrekë Shkurti, 6. Prenda Kolë Shkurti, 7. Leze Simon Shkurti, 8. Liza Jakë Shkurti, 9. Ruke Lazer Shkurti. (Dosja 2312)
  • 29 Prill 1976: Imz. Errnesto Çoba asht dënue 25 vjet burg dhe e kanë mbytë në sigurimin e shtetit në Tiranë me 8 Janar 1980, Dosja 3359… U dënue dhe vdiq.., pa e pa njeri!
  • 4 Prill 1986: Vdiq Don Lec Sahatçija (1906), i masakruem në burgun e Tiranës…
  • 25 Pprill 1993: PAPA GJON PALI II vjen në Shqipni…

Melbourne, Prill 2021.

Please follow and like us: