Albspirit

Media/News/Publishing

Plas në Taç të Kolonjës, ersekisti rreh një person dhe më pas kundërshton me dhunë policin

Një person është arrestuar në Kolonjë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pas një sherri dhe kundërshtimit të efektivëve të policisë. I arrestuari është O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit, në gjendje të lirë u procedua A. A., 20 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë. Dy personat në fshatin Rehovë u përfshinë në një konflikt fizik me V. Sh. dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, O. M. 41-vjeç ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Kolonjë

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, vihet në pranga 41-vjeçari me precedent të mëparshëm penal. Procedohet për “Dëmtime të tjera me dashje” edhe kushëriri i tij, i cili u përfshi në konflikt. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit), si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë. Këta shtetas, në fshatin Rehovë, pasi janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin V. Sh., gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, shtetasi O. M., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us: