Aleks Kapllaj: Zonja demokrate, me ju Shqipëria fiton!
Jeni ju që përfaqësoni kompetencën, transparencën, ndershmërinë, kurajon dhe përkushtimin në detyrat tuaja institucionale dhe profesionale, duke kombinuar detyrimet tuaja si nëna, bashkëshorte, motra, vajzat tona, që me angazhimet profesionale e politike dhe në aktivitetet shoqërore i dedikoni kohën tuaj të çmuar vendit, me efikasitetin dhe pastërtinë e forcës se karakterit, duke dhënë maksimumin pa asnjë rezervë gjatë gjithë jetës.
Jeni pjesa më esenciale ekzistuese e fitores së përfaqësimit të gruas shqiptare, forca lëvizëse dhe jetike e shoqërisë tonë në kërkim të identitetit të saj për t’i dhënë vendin e merituar secilës si mjeke, juriste, deputete, mësuese, gazetare, apo me dinjitetin e punonjësve në bujqësi, turizëm, blektori, fasoneri apo në industrinë e manifaktures e të përpunimit të peshkut, në callcenter apo në sistemin e shërbimeve, kudo ju jeni forca e mekanizmave të lëvizjes së shoqërisë shqiptare.
Gratë shqiptare, janë në betejat e përditshme në mbrojtjen e familjes, fëmijëve dhe të drejtave të tyre të mohuara nga një shoqëri maskiliste, që i sheh ato me paragjykime të një kohe që kërkon riekulibrimin e saj, duke u bazuar në meritokracinë dhe kontributin e secilit pa dallime dhe diskriminime seksiste, ecin përpara me stoicizëm e me vetëdijen e plotë, se ndryshimin nuk ka forcë negative që e ndal.
Jeni ju që ju duhet të jepni maksimumin, në hapësirën fizike dhe kohore, me një aftësi intelektuale shumë më të lartë se kolegët tuaj meshkuj, për të marrë kompensime më të ulëta se ata, tashmë e papranueshme për një vend aspirues për të hyrë në familjen europiane.
Jeni ju zonja Duma, Vokshi, Zhupa, Açka, Gjergji, Pampuri, Doda, Tabaku, Koliqi, Bardeli, Fratari, Gjini, Tyli, Bakiu, Bano, Shehaj, Koti, Halili, Koka, Hysenbegasi, Metaliaj, Hilaj, Meçorapaj, si dhe shumë zonja të tjera që nuk e kanë pasur mundësinë, pergjegjësinë dhe nderin të kandidoheshin dhe që çdo ditë luftojnë në heshtje për ti dhënë shoqërisë atributet e saj organike e funksionale në lartesinë që kërkon koha, që ka në themel parimet e respektimit dhe njohjes së kontributit të secilit, për t’i dhënë vendin e tyre fiziologjik, që i takon në formimin dhe ushqimin e saj me limfën jetike.
Janë këto zonja që duhet te mbrojnë të drejtat e grave shqiptare në punë, familje shoqëri, politikë në profesionin e tyre, në çdo aktivitet që zhvillojnë dhe të përballohen me dhunën fizike dhe verbale dhe shpesh herë të jenë viktima të ofendimeve dhe persekutimeve publike ose të fshehura në profilet fake, që bëhen vegla të pushteteve të padukshme, viktima të një klientelizmi që duhet shporrur sa më shpejt, që përpiqen të denigrojnë kundërshtaret e tyre, kur nuk kanë argumenta bindëse për të konfirmuar të kundërtën.
Janë ata që mbajnë peshën ekonomike e menaxhuese të familjeve tona, që i japin jetë asaj me integritetin e tyre, me përbërjen cilësore dhe sasiore të përditshmes në sakrifica dhe në perkushtimin pa rezerva, pa kërkuar asgjë në këmbim, vetëm duke patur si objektiv rritjen cilësore të jetës së tyre, në komunitetin ku jetojnë, duke qenë i vetmi shpërblim: më të mirën për të gjithë.
Jeni ju zonja që meritoni të gjithë mbështetjen tonë pa rezerva, sepse jeni pjesa më e mirë e jona, e shoqërisë shqiptare, që u takon të na përfaqësoni në altarin më të lartë të vullnetit perfaqësues të popullit, duke i dhënë secilit atë që i takon për nga perkushtimi, aftësia dhe dashuria për të ndërtuar një të ardhme pa urrejtje dhe diskriminime, qofshin këta gjinore, bindjesh politike apo besimi, prejardhje krahinore apo shoqërore, ku asnjë nuk duhet të ngelë prapa dhe asnjë të mos braktiset, për llogari meskine të individëve apo grupeve të interesave politike e ekonomike.
Jam i bindur se vetëm ju demokrate dhe gratë shqiptare në përgjithësi, mund të bëheni mbartëse e këtyre parimeve njerëzore, që janë të mishëruara në ekzistencat tuaja dhe në misionin trashegues të vlerave sublime që mbartni në të gjithë historinë e njerëzimit, që falë jush ka arritur deri sot në jetën tonë, me bindjen që ka shumë për të përmirësuar.
Mirnjohje për angazhimin tuaj, sepse me ju Shqiperia fiton! Ju falenderoj të gjithave një nga një!
Qarku i Beratit
Aferdita Stiliano Pushi (Gjini)
Alketa Benyamin Mukavelati
Armina Markush Arizi( Bullari)
Qarku Dibër
Dhurata Bajram Tyli(Çupi)
Irini Arif Shehu
Qarku Durrës
Merita Gëzim Bakiu
Andia Sulejman Ulliri
Manjola Ramiz Luku
Blerina Niazi Reçi
Merita Shefki Dakovelli
Qarku Elbasan
Flutura Abdurrahman Açka
Zheni Stefan Gjergji
Lumturi Mehmet Hasa Pdiu
Gladiola Ismail Çala Lzhk
Anila Hysen Bishqemi
Qarku Fier
Eralda Jani Bano (Tase)
Ilda Thoma Dhori
Luljeta Kadri Sejko
Alketa Nëntor Lugaj
Silvia Bujar Hasaj Frd
Elisabeta Agim Rredhi
Qarku Gjirokastër
Entela Ali Shehaj
Juana Spiro Qirollari
Qarku Korçë
Sorina Vangjush Koti
Marjeta Bardhyl Halili
Soela Arjan Myrtollari
Anila Namik Hysenbegasi
Qarku Kukës
Shyrete Sadik Koka
Qarku Lezhë
Lindita Ilir Metaliaj
Roza Luigj Hilaj
Elda Arta Hoti
Qarku Shkodër
Emilja Pjerin Koliqi
Greta Zef Bardeli
Izmira Niazi Rusi (Ulqinaku)
Helga Ferdinand Sallaku
Qarku Tiranë
Jorida Hasan Tabaku
Albana Sadik Vokshi
Grida Agim Duma
Mesila Fatmir Doda
Orjola Hysni Pampuri
Orjela Luftar Nebijaj
Mirela Fatmir Dragoni(Tabaku)
Enkelejda Bujar Sallaku
Arjana Përparim Çela
Anduena Qemal Qefalia
Taulanda Ali Jupi
Lediana Hajredin Fratari
Qarku Vlorë
Ina Kadri Zhupa
Nada Spiro Daullja
Nadire Fehri Meçorapaj
Alta Abdyl Haluçi