Altin Hila-Guida e Divjakës, botimi i vetëm në llojin e vet!
Edmond Kaceli, Itali
Provoi emigrimin në Greqi, Itali, Francë!
U kthye për t’iu përkushtuar pasionit të hershëm për natyrën e egër, pasion që e kishte nisur qysh në moshën 15-vjeçare, kur shkëputej nga lodrat e bashkëmoshatarëve për të folur me pemët, fluturat, molusqet dhe zogjtë shtegëtarë, që popullojnë pafundësisht, pasurinë me rëndësi botërore, të Divjakë -Karavastasë!
Ky është Guida e Specializuar në natyrën e egër (wildlife) Altin Hila.
Për Altinin të jesh guidë e specializuar do të thotë të njohësh natyrën deri në detajet më të imta, që syri i një njeriu normal nuk mundet t’i kapë ose t’i dallojë! Në përditshmërinë e tij natyra e egër zë të paktën 70% të kohës!
Pra duhet ta njohë dhe dashurojë natyrën! Të dëgjojë dhe të flasë me Natyrën!
Altini thotë se duke folë me Natyrën më duket se flas me Zotin!
Pjesa më e këndshme e punës së Altinit është guida e grupeve të fotografëve të natyrës së egër të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës. E në mënyrë të veçantë grupi i Wildlife Albanian Photographers, i përbërë nga shqiptarë që jetojnë në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, e Shqipëri, apo edhe në vende të tjera të botës deri në USA!
Viti para pandemisë ishte vit i këndshëm, me pafundësi vizitorësh, shqiptarë e të huaj! Turistë të shumtë nga Italia, Polonia, Gjermania, Amerika, etj kanë kaluar nëpër bukuritë e pafundme të natyrës së Divjakës.
-Gjithmonë kënaqesh kur në fund ndahesh nga vizitorët klinetë, duke marrë prej tyre mbresa, vlerësime pozitive, e jo vetëm monetare! S’ka gjë më të bukur kur ke njerëz, apo grupe të mërzitur, pa qef, pa humor dhe ti i merr në shoqërim! Kënaqësia më e madhe profesionale kur në fund të guidës të thonë të relaksuar “Sot na dhe jetë” -tregon Altini
Altinin, edhe në ditët kur nuk ka turistë, e sheh të ngrihet që në orët e para të mëngjezit të bëjë xhirot e tij të zakonshme nëpër zonën e Divjakës për të kontrolluar ecurinë e natyrës, fenomenet e reja të sajë, lëvizjen e shpendëve, fluturave, zvarritëseve… pra gjithçka! Në xhirot e tij të përditshme, shpesh e shoqëron edhe djali Joel, pasioni për natyrën e egër dhe dokumentimin e sajë “po i hyn në gjak ashtu si edhe babait”.