Albspirit

Media/News/Publishing

Lediana Fratari: Qeveria e korruptuar nuk dëmton vetëm opozitarët, por të gjithë shqiptarët

Pranë digës së Liqenit Artificial vendosëm të takojmë këdo qytetar që kalon në rrugë. Pavarësisht nëse janë socialistë, demokratë apo qytetarë që nuk i janë bashkuar asnjë force politike. Nuk iu drejtuam si demokratë, por si qytetarë që ndajmë të njëjtat shqetësime me të tjerët. Folëm mbi nevojën që kemi për të ndryshuar, për të mos larguar socialistët nga pushteti për të sjellë demokratët, por për të zëvendësuar një qeverisje të keqe me një të mirë, për të larguar një qeveri, e cila ka konfirmuar katërcipërisht se është shkëputuar nga qytetarët dhe punon vetëm për një kastë njerëzish pranë saj. Duke vënë në shërbim të tyre edhe asetet natyrore të këtij vendi, edhe ligjet dhe administratën publike.
Kjo qeveria nuk është e dëmshme vetëm për opozitën, por për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse janë apo jo pjesë e një grupimi politik.
Bashkë me ekipin tim të të rinjve shpërndamë qindra fletëpalosje, me mesazhet tona për të ardhmen. Jam shumë entuziste nga shumë të rinj që takova, të cilët janë të gatshëm për tiu bashkuar ndryshimit.
Bashkohuni me PD-në, nr 9 dhe me Lediana Fratari, nr 34!
Ndryshimi është i mundur.
Please follow and like us: