Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: KALI

Ky kalë është në siklet nga kapela e padronit
trupin ja mbulon e le më lemzë
kryeneç kokën e ka ky princ
fundi i udhës arrihet në këmbë
jo mbi samar, kokën tu e tund!

Ekuacion më një të panjohur përballemi
lartësojmë kokën, por jo trupin
ç’bëjmë pastaj?
më një hap kalojmë edhe lumin
nga guximi i kujt, po veç i kalit!

13. IV. 2021.

Please follow and like us: